Miliarderi Bill Gates ditën e hënë njoftoi ndarjen nga bashkëshortja e tij, Melinda Gates, pas 27 vitesh martesë. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave është se si do të ndahet shuma marramendëse prej 130 milionë dollarësh.
Sidoqoftë, deri kur ndarja e pasurisë të finalizohet, mund të përmendim edhe disa nga divorcet më të shtrenjtë në histori.
Ish-gruaja e Jeff Bezos, MacKenzie Bezos, ka përfituar 25% të aksioneve të Amazon, që përkthehet në plotë 35 miliardë dollarë.
Divorci i bashkëthemeluesit të Google, Sergey Brin me ish-bashkëshorten e tij Anne Wojcicki, dhe pse nuk është dhënë kurrë një shifër publike mbi ndarjen e pasurisë, e sigurt është që Wojcicki ka fituar një shumë me 9 zero.
Jocelyn Wildenstein, e njohur në New York për operacionet plastike, u divorcua nga Alec Wildenstein, tregtar veprash arti dhe përfitoi plot 2.5 miliardë dollarë nga ndarja. Sipas tabloidëve amerikanë, ajo gjithashtu u pagua 100 milionë dollarë për 13 vitet në vijim.
Mel Gibson u divorcua nga bashkëshortja e tij Robyn Moore Gibson, në vitin 2006 dhe i pagoi asaj 425 milionë dollarë.
James Cameron dhe Linda Hamilton u ndanë me një divorc prej 50 milionë dollarësh.
Divorci i Kim Kardashian dhe reperit Kaney West, është cilësuar si një nga divorcet më të shtrenjta dhe padyshim më të bujshme në histori.
(H.H/Faxweb.al)