Kryetari demokrat Lulzim Basha në një prononcim për gazetarët u shpreh se i vetmi takim që ai do të ketë është ai me qytetarët në protestën e madhe më 16 mars.
Këto deklarata vijnë një ditë pas thirrjes që Edi Rama i bëri opozitës nga foltorja e Samitit të Diasporës për t’u ulur në dialog (lexo këtu).
Por Basha duket se është kategorik në qëndrimin e tij duke u shprehur se:
“Demokraci fasadë me parlamentarë që vjedhin qytetarët, që nxjerr kriminelët nga burgu nuk do të ketë më. Na duhet të kemi një parlament dhe qeveri përgjegjëse para qytetarëve. Takimi i vetëm që kam unë është me qindra mijëra qytetarë në protestën e madhe me 16 mars. Nuk kemi nevojë për një tango për të mbajtur në pushtet një klasë politike që vjedh qytetarët e saj“, tha Basha.
I pyetur nga gazetarët se si do të gjendet zgjidhja nëse nuk ka dialog Basha u përgjigj me pyetje:
Më kë do të dialogojmë me Çyrbjen, me Dakon, me Rrahjen?!
Discussion about this post