Kreu i qeverisë Edi Rama duke folur sot në Samitin e Diasporës u shpreh se Shqipëria dhe turizmi në vend po vuajnë sot pasojat e krizës politike, të prodhuar artificialisht nga ana e opozitës.
Megjithatë Rama dha dhe një sinjal në drejtim të Bashës, duke thënë se të gjithë ata që nuk ishin në Samit, iu drejton një shprehje: Kur do flasim.
“Për të gjithë ata që kanë refuzuar ftesën që të vijnë sot këtu, unë ju them kur do flasim”, u shpreh Rama.
Rama bëri më tej një eskspoze të punëve të qeverisë, që nga lufta ndaj drogës, dhe arritje të tjera. Ai u shpreh se çfarë po ndodh në vend, është luftë e shqiptarëve kundër shqiptarëve, për interesat e katundit, siç u shpreh.
Kreu i PD-së Basha refuzoi që ti bashkohej Samitit të Diasporës, edhe pse kishte marrë një ftesë nga ana e ministrit Pandeli Majko.
‘’Ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ja nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ja dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit”, tha dje Basha në reagimin e tij refuzues.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post