Kryetari i Bashkisë së Tiranës zbulon se kur do të hapet më në fund Sheshi Skënderbej, i cili prej më shumë se një viti është i mbyllur për qytetarët për shkak edhe të punimeve.
sic bën me dije Veliaj, sheshi do të hapet më 10 qershor, datë e cila korrespondon me Ditën e Lidhjes së Prizrenit.
“Ditën e Lidhjes së Prizrenit, me 10 Qershor, hapim sheshin Skënderbej, simbol i një bashkimi njerëzish e elementësh nga gjithë trojet”, shkruan Veliaj.
Ky shesh, qëndron i mbyllur që prej marsit të vitit të shkuar, kur Veliaj bëri me dije nisjen e punimeve për ta shndërruar atë në një pedonale. Por se sa është realizuar kjo mbetet për t’u parë më 10 qershor.(D.D/Shuplaka)