Ilir Meta doli në një konferencë mbrëmjen e sotme për të treguar pozicionin e tij në kohën kur çështja e Gjyykatës Kushtetuese dhe emërimeve të reja ndodhen në ngërç dhe në një përplasje institucionale.
Ndërkohë gjatë konferencës, Metës i janë bërë pyetje nga gazetarët edhe jashtë temës për të cilën kishte lajmëruar daljen publike pas krthimit nga vizita që kishte në Francë, dhe dekretimit të Marsida Xhaferllarit si anëtare e GJ.K, si për situatën në Shkodër për zgjedhjen e kryabashkiakut të ri, apo mundësinë e shpërndarjes së Parlamentit.
Interesit për këtë të dytën Meta nuk iu përgjigj konkretisht, por tha se Presidenti do të sillet në mënyrë të përgjegjshme.
“Kjo është një kërkesë e përgjithshme dhe e vazhdueshme por Presidenti do të sillet me përgjegjshmëri”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)