Lista e kandidatëve për zgjedhjet lokale, ishte një ndër pikat në të cilat u ndal kryetarja e lëvzisjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.
Ndrësa foli për punën e Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, për ato që ai ka bërë dhe ato që nuk i ka bërë, kryemadhi u shpreh e vendosur se ajo dhe LSI nuk do të mbështesë asnjë kandidat të Edi Ramës për ktëtë bashki, edhe sikur të jetë fëmija i saj.
Më tej ajo foli edhe për listën e kandidatëve, ku tha se ajo do të jetë gati brenda Janarit.
“Po shumë shpejt do ta kemi. Të jeni të bindur që brenda muajit janar do të kemi një përmbledhje përfundimtare dhe nga ana tjetër dua të them diçka. Do të jemi me këtë kandidat dhe do të jemi kundra çdo kandidati të Edi Ramës në zgjedhjet lokale. Po e them këtë me bindje të plotë. Dhe fëmija im të jetë kandidat bashkie i Edi Ramës, jo vetëm që do votoj kundra, por do bëj fushatën më të egër kundra kandidatit të Edi Ramës. Unë jam me parimin që armikut tim nuk i jap ujë dhe sikur t ma kërkojë për fëmijën tim. Edi Rama sot nuk është vetëm armiku im, por është i të gjithë shqiptarëve. Kështu që, kjo gjë është e qartë dhe e mbyllur. Kush njeri tjetër mendon që aludon 50 me 50, po more po unë 50 me 50 kam thënë para një viti për Erion Veliajn. Po të flasim dhe të themi të vërtetën, a i rregulloi të gjitha kopshtet dhe çerdhet e Tiranës? I rregulloi. Po a ka ndërtuar ndonjë kopsht apo çerdhe Erion Veliaj? Jo, s`ka rregulluar. A i bëri të gjitha shkollat e Tiranës me ngrohje? Po, i bëri. Po a ka ndërtuar një gjimnaz të ri ky Erion Veliaj? Jo, se ka ndërtuar. Po çfarë të keqe ka që ta them unë këtë? E ka për detyrë ai. Pse e ka për detyrë? Sepse ka në buxhet. Problemi është se sa lek kushtoi ngrohja e gjimnazeve? Sa lekë kushtoi rikonstruksioni i çerdheve? Ky është problemi më pas. A ka vjedhur ai në projekte në rikonstruksione? Flasim ne për rrugën e biçikletave se ne themi të gjithë që kjo është rruga e biçikletave e të tjera e të tjera.”, – tha Kryemadhi.
(B.B/ Faxweb.al)