10:25 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kur drejtuesit angazhohen”, zv.Ministri i Brendshëm për protestën e opozitës: Nuk futej në hullitë e ligjit

22:35 | 13/05/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kemi informacione për përsëritje të akteve të dhunës”, zv.Ministri Lamallari për protestën e sotme: Kërkojmë bashkëpunim

Zv.Ministri i Brendshëm  Besfort Lamallari ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me protestën që opozita  zhvilloi mbrëmjen e sotme.

Ai është shprehur se protesta e opozitës u shoqërua me mjete të rrezikshme shpërthyese dhe se se në disa pika të kryeqytetit pati bllokim të trafikut rrugor. Lamallari shtoi se pati një sasi më të pakët të përdorimit të bombave molotov nga protesta e të shtunën por gjithsesi protesta e Partisë Demokratike nuk arriti të futej në hullitë e ligjit.

“ Protesta e sotme e Partisë Demokratike nuk arriti të futej në hullitë e ligjit. Ajo u shoqërua me një përdorim të madh të mjeteve të ndaluara dhe të rrezikshme shpërthyese, të gurëve dhe mjeteve të tjera përfshirë dhe pak bomba molotov.

Si rezultat i dhunës u lënduan policë, të cilët janë duke marrë ndihmën mjekësore në spitale, si edhe u thyen xhamat e dritareve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Institucione kushtetuese si Parlamenti i Shqipërisë dhe Kryeministria u sulmuan sërish sot në mënyrë të jashtëligjshme.

Por krahasuar me sulmet e të shtunës, protestës së sotme i mungoi përdorimi masiv dhe i koordinuar i bombave molotov, çka tregon se kur drejtuesit e protestës angazhohen seriozisht janë të aftë ta kontrollojnë dhunën e militantëve.

Megjithatë, protesta e sotme prodhoi paligjshmëri të shumta dhe vijoi të mbetet pa asnjë masë sigurie të marrë nga organizatorët e saj. Trafiku rrugor pësoi bllokime të vazhdueshme në disa akse kryesore të qytetit dhe pavarësisht përpjekjes së vazhdueshme të efektivëve të policisë rrugore, dëshirojmë t’i kërkojmë ndjesë qytetarëve për vështirësitë në lëvizje mbrëmjen e sotme.

Ministria e Brendshme shpreh mirënjohje për angazhimin profesional dhe për vetëpërmbajtjen e admirueshme të të gjithë forcave policore përballë provokimeve të shumta dhe të vazhdueshme.

Ministria e Brendshme falënderon përfaqësitë diplomatike që u angazhuan kundër dhunës dhe në mbështetje të ruajtjes të standardeve demokratike dhe gjithë qytetarët shqiptarë që i qëndruan larg dhunës dhe provokimeve.

Strukturat e rendit dhe sigurisë publike janë të motivuara dhe të përgatitura për të kryer me përpikmëri, profesionalizëm dhe përgjegjshmëri të lartë detyrën në shërbim të ruajtjes së një mjedisi të lirë, të qetë dhe të sigurt, ku gjithkush ka mundësi të ushtrojë të drejtat demokratike.” u shpreh Lamallari

Etiketa: Besfort Lamallari
Pas

Zgjidhje krizës politike në vend, zbulohet draft-marrëveshja: Opozita kërkon rikthimin në Parlament

Para

Arrestimi i Sahit Dollapit/ Flet hapur analisti: Ishte me urdhër nga lartë, policia donte telefonin e tij

Para
Arrestimi i Sahit Dollapit/ Flet hapur analisti: Ishte me urdhër nga lartë, policia donte telefonin e tij

Arrestimi i Sahit Dollapit/ Flet hapur analisti: Ishte me urdhër nga lartë, policia donte telefonin e tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidentja Osmani pritet nga Perandori i Japonisë: Miqësia me shtetin japonez bazohet në respekt e besim të ndërsjellë

“Luftë civile”- Në Rusi kritikojnë SHBA-në për dhunë në protesta

U konfliktuan fizikisht me një drejtues mjeti/ AMP ndëshkon tre efektivë të “Shqiponjave”, pezullohen nga detyra

Zhdukja e Jan Prengës/ Gjykata rrëzon kërkesën e Bexhdilit për pamjet filmike të kompleksit “Golden”, seanca shtyhet për një datë tjetër

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, vjen reagimi i parë i Donald Trump

Sulmet e Izraelit kundër Iranit, reagon Turqia: Ky është një agresion barbar, nuk ka justifikim…

Anulohen dhe shtyhen fluturimet në Lindjen e Mesme pas sulmeve ajrore të Izraelit ndaj Iranit

“Tel Avivi na ka informuar për sulmin ndaj Iranit”, Trump: SHBA nuk u përfshi, jemi të gatshëm të mbrojmë Izraelin dhe veten

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Halit Valteri thirret në SPAK për të dëshmuar

Sekuestrohen 70 çadra dhe shezlongë të vendosura pa leje në bregdetin e Golemit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.