Dua Lipa është padyshim një nga këngëtaret më të mira me orgjinë shqiptare dhe që po korr përherë e më shumë sukses në arenën ndërkombëtare të muzikës. Ndërsa për asnjë moment nuk e ka mohuar orgjinën e saj shqiptare.
Ajo shfaqet në një video, ku gjatë një emisioni televiziv iu mëson dy moderatorëve Tim dhe Simon sesi të flasin shqip. Teksa ishin duke konsumuar byrek, ata i kërkojnë që ajo t’iu mësojë atyre ndonjë fjalë në shqip.
Dhe Dua nuk ka hezituar për asnjë moment, ‘’faleminderit”, ‘’mirëdita”, janë disa nga fjalët që ajo u ka mesuar moderatorëve dhe ata kanë përsëritur pas saj.
Çfarë shembulli ky i Dua-s që na bën edhe njëherë të mendojmë sesa krenari është të shohësh sesi Shqipëria përmendet në një studio ndërkombëtare. Edhe pse video e Dua-së është e një viti më parë mesazhi i saj mbetet mjaft aktual.
(E.K/SHUPLAKA)