“Babai më tha ‘gruan do ta ndajmë të dy’. Ndaj e qëllova me çekiç tre herë”, kjo ka qenë dëshmia e 28-vjeçarit Selman Alia, i cili vrau tre ditë më parë babain e tij. Pasi e goditi në oborr i riu e hodhi më pas të atin në Liqenin e Farkës.
Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë vendin ndodhi në Shkozë të premten, ndërsa krimi u zbulua të dielën. Ditën e sotme Krimet e Rënda kanë caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të riun, i cili kishte rrëfyer se babai i tij kishte qenë ende i gjallë kur e kishte çuar në liqenin e Farkës.
Ai thotë se kur e kishte çuar të atin në Liqen ai kishte lëvizur dhe prandaj e kishte qëlluar edhe njëherë. Po ashtu i riu thotë se pas vrasjes së të atit ka shkuar për të ngrënë sufllaqe.
(E.K/FAXWEB)