04:07 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kur e mira të ”bie” kokës. ”Merr plaçkat ose thirra policinë”, shqiptarin e pushojnë për një arsye të çuditshme

09:33 | 27/01/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Kur e mira të ”bie” kokës. ”Merr plaçkat ose thirra policinë”, shqiptarin e pushojnë për një arsye të çuditshme

Një shef shqiptar e ka pësuar keq, pasi guxoi t’u jepte të drejtën që u takonte punëtorëve të tjerë. Ramush Xhuli është një shef zemërmirë i ekipit të tij prej 30 punëtorësh që bëjnë inventarin e artikujve në kompani të ndryshme. Ai punon për kompaninë Ivalis me seli në Francë, për përfaqësinë e saj në Kriens të Lucernit. Është një punë që nuk paguhet mirë.

Ndërmarrja nuk paguan pagën e 13-të dhe madje shefat synojnë që punëtorëve t’ua heqin edhe pushimin, shkruan blick.ch. Një ditë të janarit Ramushi me ekipin ishte duke bërë këtë punë (skenimin e artikujve) në marketin e madh të artikujve teknikë “Obi” në Winterthur, kantoni i Cyrihut. Punëtorët kishin punuar 4 orë, dhe sipas rregullit, ai u kishte dhënë pushim prej 30 minutash. Në atë moment vjen një shef nga qendra dhe me arrogancë pyet: kush u ka dhënë pushim punëtorëve? Ramushi përgjigjet:

“Unë, pasi që u takon. Kanë punuar tash katër orë”. Pasi edhe një shef tjetër dëgjon zhurmën, i kërkon shqiptarit që menjëherë të lërë punën. Kur Ramushi përgjigjet se do të qëndronte me punëtorët e tij, shefi i drejtohet: “Je i pushuar nga puna dhe prej këtij momenti nuk të lejohet hyrja. Merri plaçkat ose e thirra policinë!”. Shefi i Obi-t i ndan palët në konflikt ndërsa ekipi vazhdon punën. Edhe Xhuli bashkë me ta, përcjell albinfo.ch.

gjermasni

Pas ndërrimit, atë e telefonojnë nga firma në Kriens ku i thonë lajmin se është pushuar nga puna. Pastaj ngjarja merr rrjedhë tjetër. Gazetari i Blick-ut cakton takim me shefin e Ivalis-it në Kriens. Por në evnd të tij (Daniel Kamphausen) atë e pret vetë CEO i kompanisë franceze. Frederic Marchal kishte marrë personalisht rrugën për në Zvicër ndërsa Kamphausen ishte pushuar nga puna. Siç kishte thënë Marchal, pushimi i tij nga puna nuk kishte lidhje me rastin e Xhulit. Shefi i madh mohon se dikush mund të pushohet nga puna në firmën e tij me një fjalë goje.

 “Ne respektojmë ligjet, nuk përjashtojmë askënd nga puna në mënyrë gojore”, transmeton albinfo.ch. Por ndërkaq Marchal thotë se në pauzën e përmendur kishte pasur një lloj konflikti në mes të punëtorëve . “Një incident normal që mund të ndodhë kudo gjatë punës”. Sqarimi i rastit është një ngushëllim i vakët për Ramushin. Ai thotë se sërish do të vepronte njësoj. “Kështu nuk veprohet me njerëzit”. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: pushim nga punashqiptari
Pas

Eni Koçi e gjitha në transparente (FOTO)

Para

Legalizimet, procedura e shpejtë sesi mund të merrni hipotekën për dhjetë ditë

Para
Zbardhet vendimi i qeverisë, si do legalizohen 1.320 pallatet pa leje

Legalizimet, procedura e shpejtë sesi mund të merrni hipotekën për dhjetë ditë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.