Zëdhënësi i KQZ-së në Kosovë, Valmir Elezi ka folur gjatë një lidhje telefonike për Fax News ku u shpreh se gjithë procesi zgjedhor ka shkuar qetë dhe pa probleme.
Elezi tha se në një faqe onlinë të hapur posaçërisht për shpalljen e rezultateve për partitë politike, merren informacione minutë pas minute se si po shkon procesi i numërimit.
Ai tha gjithashtu se pas numërimit të të gjitha votave, KQZ do të dalë me një rezultat final dhe zyrtar disa ditë më vonë.
“Procesi është zhvilluar në mënyrë të qetë ndërsa rezultati është hedhur kohë pas kohë në faqen online të hapur posaçërisht për këtë gjë. Numërimi ka arritur të zhvillohet në mbi 60% të të gjitha qendrave dhe votave që janë hedhur në kutitë e votimit ndërsa KQZ e shpall rezultatin përfundimtar pas disa ditësh. Nuk janë raportuar problem gjatë procesit zgjedhor”, tha Elezi.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/887353401634901/
(F.GJ/FAXWEB.AL)