01:07 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kur gurët dekorativë shndërrohen në diamantë me ”shkopin” e medies

10:01 | 15/04/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kur gurët dekorativë shndërrohen në diamantë me ”shkopin” e medies

Duhen fiks momente si këto që të nxjerrin zbuluar median, kryesisht portalet në Shqipëri. Deputetja Jozefina Topalli kishte zbukuruar vezët për Pashkë, me disa gurë dekorativë, të cilët jam e bindur se në çdo dyqan aksesorësh gjenden fare lehtë, por që media me ”shkopin e saj magjik”, i shndërroi menjëherë në diamantë.

Sa bukur! Alamet shkrimi(!) Klikimet po na vërshojnë (!) ”Deputetja shqiptare zbukuron vezët e pashkëve me diamantë”, një titull goxha i goditur në ditë si këto kur ke pak informacion, kur si media zmadhon ngjarje aspak të vërteta, e kur për më tepër ajo që i ka zbukuruar bën pjesë në grupin e deputetëve që qëndrojnë prej më shumë se 55 ditësh në një çadër para Kryeministrisë.

Të jetë e mirëmenduar? Të jetë pasojë e stafeve të redaksive që as e mendojnë dy herë atë që shkruajnë apo kështu ndodh zakonisht, kemi edhe ne mediet fajet tona?!

Por kjo po ndodh pak si shpesh! A nuk ju kujtohet se çfarë ndodhi me darkën e famshme te Pazari i Ri, kur disa medie e ”vulosën” koalicionin PS-LSI, disa u treguan të kujdesshme padyshim, e disa të tjera nisën të shpikin detaje e detaje, të cilat brenda orësh u hodhën poshtë.

Është kthyer në një sistem ”shpikja”, ”manipulimi me faktet”, stërhollimi i historisë sipas qëllimit, deri sa arrijmë në idiotësi të tilla të tipit: deputetja ka aq shumë diamantë, sa zbukuron edhe vezët (!)

Dhe janë lajme shumë të rëndësishme për të kuptuar se si funksionon: kapja e indicies, hulumtimi, mbledhja e fakteve, verifikimi, futja e burimeve, versionet e të prekurve e deri te publikimi.

Por mediet vazhdojnë të jenë në sferën e tyre të xhamtë, vazhdojnë të mendojnë se mund t’ia hedhin publikut, aq sa nuk e kuptojnë se është kjo audiencë që i ka braktisur prej kohësh pikërisht për shkak të këtyre idiotësive! Doni një shembull ”fake news”-i që shitet si diçka ”e lehtë”, si për festë, ashtu padashje, ja ku e keni, këtë të sotmin.

Një ngjarje kaq e thjeshtë, pa ndonjë interes të madh publik, përveç kuriozitetit dhe raportohet pa pikë verifikimi, në këtë formë. Po me ngjarjet me peshë e imagjinoni ç’ndodh brenda ”laboratorëve” që kanë në dorë ”shkopin magjik”, që gurët dekorativë i shndërrojnë shpejt e shpejt në diamantë?! Valmora Gogo/SHUPLAKA

Në galeri keni fotot e deputetes Topalli dhe gurët që disa syresh i shohin si diamantë

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1591″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: diamanteJozefina Topallipashkeveze
Pas

Para takimit me Ramën, Meta pret Idrizin në Kryesi, detaje nga takimi i beftë

Para

Laborator droge brenda vilës në Fier, në pranga 6 burra dhe 2 gra, mes tyre 2 punonjës të OSHEE-së (DETAJE)

Para
Laborator droge brenda vilës në Fier, në pranga 6 burra dhe 2 gra, mes tyre 2 punonjës të OSHEE-së (DETAJE)

Laborator droge brenda vilës në Fier, në pranga 6 burra dhe 2 gra, mes tyre 2 punonjës të OSHEE-së (DETAJE)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.