Modelja e famshme ka rrëfyer detaje të ndryshme nga fillimi i karrierës së saj.
Ajo e ka filluar tregimin që nga momenti kur ka humbur virgjërinë.
“Isha 14 vjeç kur humba virgjërinë dhe më dukej vetja ‘cool’. Më pas në aeroport më erdhi vëllai i Sarah Doukas dhe më pyeti: ‘E ke menduar ndonjëherë të bëhesh modele?’”- ka rrëfyer Kate Moss në një intervistë për “Love Magazine”.
Kate tregoi se nuk e kishte menduar kurrë veten në industrinë e modës për shkak se nuk i pëlqente fiziku i saj i dobët.
“Isha e shkurtër, kisha këmbë të shtrembërta dhe dhëmbët e këqija. Askush nuk mendonte se isha e bukur,”- u shpreh modelja.
Edhe pse ka qenë në kopertinën e 100 revistave, Kate u shpreh se nuk e ka dashur kurrë aparatin fotografik.
Madje modelja rrëfeu se në kohën kur kishte firmosur me agjencinë për t’u bërë modele, ishte shumë e re dhe vetë ajo sot nuk do e lejonte vajzën e saj ta bënte.
(F.M/Faxweb)
Discussion about this post