Kryeministri Edi Rama ishte i pranioshëm sot në aktivitetin për Universitetin Bujqësor të Tiranës, me synimin që “UBT2030” të bëhet antena rajonale e BOKU-t.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë nuk kurse ironitë teksa u shpreh se UBT ka kaluar dy faza, atë kur ishte burim i dijes, dhe tjetra që përkon me rrënimin dhe braktisjen.
“Bëmë një ndërhyrje të rëndë dhe të turpshme nga nevoja për çlirimin universitetit. Ishte marrë që nga qoftet deri tek shitja e të brendshmeve. Ishte dramatike të hyje në klasë, ku duhet të hyje përmes një pazari ndërtimesh të paligjshme dhe aktivitetesh tregtare”, tha ai.
Ndër të tjera ai u ndal edhe te komunikimet e tij me rekorin për ndyshimet në UBT, të cilat i cilësoi si jo shumë e zakonshme për një socialist dhe demokrat.
“Jo shumë e zakonshme për një socialist dhe demokrat, por mbase na ndihmonte të komunikonim valët duke qenë se të dy jemi pa flokë. Dhe mungesa e flokëve na e bënte më të lehtë kapërcimin e kufirit partiak”, tha ai.
Edi Rama: UBT për hir të vërtetës ka kaluar dy faza në historinë e vetë. Ka pasur një fazë ku ishte qendër ekselence reale, me kushte të vështira, por ishte pikë referimi, kur UBT ishte njëkohësisht burimi i dijes për atë zhvillim dhe nevoja të bujqësisë dhe fshatit që kishte vendi, ama pedagogët e UBT ishin akademikë dhe dijetarë.
Pastaj pati një fazë tjetër, ajo e rrënimit dhe braktisjes, degjenerimit publik të tij. Rektori përsëriti një telefonatë, që ishte pasi së bashku me të ne bëmë një ndërhyrje të rëndë dhe të turpshme nga nevoja për çlirimin universitetit. Ishte marrë që nga qoftet deri tek shitja e të brendshmeve.
Ishte dramatike të hyje në klasë, ku duhet të hyje përmes një pazari ndërtimesh të paligjshme dhe aktivitetesh tregtare. Edhe për faktin që shumë kush mendoi se koha e fshatit mbaroi dhe erdhi koha e qytetit, erdhi koha e tavolinës së klubit, koha e salçiçeve të frigoriferit, mbaroi koha e autokombajnave e tokave dhe erdhi ajo e ‘Mercedesëve’ të vjedhur.
Të gjithë i kthyen kurrizin UBT-së që u bë për ata që nuk kishin miq për të kapërcyer të gjithë ato shkallët e korrupsionit kur hyje ne Universitetet prestigjioze për t’u bërë jurist dhe krijuam popullatën më të madhe të juristëve për metër katror.
Së bashku me rektorin ishim në një gjatësi vale, jo shumë e zakonshme për një socialist dhe demokrat, por mbase na ndihmonte të komunikonim valët duke qenë se të dy jemi pa flokë. Dhe mungesa e flokëve na e bënte më të lehtë kapërcimin e kufirit partiak.
E filluam këtë aventurë kur rektori në dëshpërim tha nuk kemi si e mbajmë këtë universitet nëse nuk e ulim më poshtë mesataren, nga 6 në 5, nga gjysmë të vdekur, ti marrim të vdekur.
I thashë kjo është një mbijetesë për të gënjyer veten se kjo do të çojë në rrënimin përfundimtar, ndërkohë që duhet të synojmë ta bëjmë UBT trendi, dhe ta kthejmë në universitet ku vajzat e djemtë e këtij vendi të shikojnë të ardhmen, dhe për këtë duhet të lidhemi me një universitet evropian. Dhe kështu shkuam në shkallët e BOKU-t.