Pas 10 vitesh mosmarrëveshje Australia dhe Timori Lindor kanë nënshkruar një marrëveshje historike për përcaktimin e kufijve detarë.
Me këtë pakt, vendi me 1 milionë banorë dhe një ndër më të varfërit në botë, Timori Lindor do të përfitojë shumicën e të ardhurave nga nafta dhe gazi, depozitat e të cilave llogariten në dhjetëra miliardë USD.
Australia do të humbë juridiksionin që ka patur deri tani mbi fushat e naftës: 70% e zonave tashmë i përkasin Timorit Lindor.
“Pakti i ri e vendos kufirin detar në mes të dy vendeve, në respekt të Konventës së Detit të OKB. Australia kishte insistuar për një kufi në buzë të shelfit të vet kontinental, që në fakt do ta vendoste kufirin detar pranë Timorit Lindor”, shkruan BBC.
BBC e përshkruan Timorin Lindor si “një nga vendet më të varfra në botë” dhe Australinë si “fqinji i plotfuqishëm”.
(M.Q/Faxweb)
http://www.bbc.com/news/world-australia-43296488?SThisFB