Prej vitesh tashmë disa nga aktorët më të mirë të humorit, janë shndërruar në figurat më të dashura për publikun. Po përveç situatave, batutave apo roleve, ato që nxisin padyshim edhe kureshtjen më të madhe janë imitimet.
Të famshëm përballë të famshmëve, aq sa ndonjëherë na ngatërrohen se kush është personazhi dhe kush është aktori. Kështu nëse i hedhim një sy dhjetë viteve të fundit, politika është një nga “pretë” më të kërkuara nga ana e artistëve të humorit.
Sali Berisha, Edi Rama, Jozefina Topalli janë luajtur dhe riluajtur disa herë sa në ‘’Portokalli” apo ‘’Al Pazar”. Ndërsa këtë vit ka nisur dhe një trend i ri, ai i imitimit të moderatorëve. Kështu Rezart Veleshnjas në ‘’Portokalli” i është besuar imitimi i dy prej moderatorëve rivalë siç është Arjan Çani dhe Ardit Gjebrea në ‘’Klan”.
Ne kemi veçuar vetëm pesë prej aktorëve që kanë spikatur: Florian Binaj, Agron Llakaj, Rezeart Veleshnja, Rudina Dembacaj dhe Delinda Zhupa. Kemi qeshur jo pak me këto role.
Në një show të vetëm Veleshnja luan rolin e Arian Çanit, ndërsa po kaq mirë Florian Binajt i është besuar imitimi i një personazhi kontravers si Robert Aliaj. Nëse sheh vetëm minutat e fillimit pak do besonin që personazhi nuk do të ishte Roberti i vërtetë. Detajet bëjnë të vetën, nga thonjtë e lyer e deri te kapuçi e syzet.
Rezart Veleshnja në këtë sezon ka luajtur mjaft mirë edhe rolin e spikerit legjendar, Reis Çiço. E folura, diksioni, po edhe mënyra sesi mban stilolapsin ofrojnë imazhin e plotë të Çiços. Për t’ua vërtetuar të gjithën këtë mjafton të shihni videon.
Nga ana tjetër imitimi i Ardit Gjebresë ka qenë një tjetër sfidë për aktorin e Portokallisë, po që ja ka dalë fare mirë me lëvizjet e tij, publicitetin që iu bën kompanive të ndryshme apo edhe personazhet që fton te Ujvara e tij e ëmbëlsisë.
Pavarësisht se çdokush mund të mendonte se Arditit mund ti kishte ngelur qejfi nga imitimet, një foto e të dyve pak ditë më parë shuan çdo dyshim.
Po pavarësisht trendeve të reja të sezonit epike mbeten imitimet e figurave të tilla si Sali Berisha apo Edi Rama. Aktori i madh, Agron Llakaj në rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha përballë rivalit të tij Edi Rama, interpretuar nga ana e Florian Binajt vërtet që s’duhet humbur.
Në videon e mëposhtme është një përballje e të dyve përmes rrjeteve sociale.
Rudina Dembacaj dhe Jozefina Topalli, aq shumë ka hyrë në rol aktorja saqë të gjitha titujt në lidhje me jetën e saj nisin ”Jozefina”, çka bën që shpesh atë ta thërrasin me emrin e rolit.
Ish-kryetarja e Kuvendit ka qenë e pranishme në dasmën e aktores, duke e surprizuar atë në mënyrën më të bukur.
https://www.youtube.com/watch?v=G3LnCY0fFCM
”A ka ndonjë problem këtu”, kjo është batuta hit e ish-drejtoreshës së tatimeve Briseida Shehaj që u interpretua dhe interpretua pafund nga ana e aktores Delinda Zupa. Edhe ajo si Rudina rrallë dëgjojmë ta thërrasin në emër…vetëm ”drejtoresha e tatimeve”.
(E.K/FAXWEB)