Programi “Në Kurthin e Piter Panit” mbrëmë nisi me një mesazh të fuqishëm ndaj bullizmit.
Duke pyetur fëmijët, Alketa tregoi se edhe atë e sulmonin shumë kur ishte e vogël. Ajo tha se miqtë e saj e thërrisnin llapushe, pasi i kishte veshët e mëdhenj.
“Mua më sulmonin shumë kur isha e vogël. Më thoshin për shembull llapushe”, tha Alketa dhe një prej fëmijëve e pyet: “Po ku i ke?”
“Epo kam pasur fytyrë më të hollë në atë kohë”, tha Alketa e cila sot i ka me të vërtetë të puthitur pas kokës veshët.
(E.K/FAXWEB.AL)