Pas festimeve të inagurimit të “Sheshit Skëndërbej” duket se dy kryetarët e Bashkisë së Tiranës kanë menduar ta vijojnë festën deri në orët e para të mëngjesit.
Të akomoduar në një nga lokalet e qendrës së Tiranës ata kanë vendosur të dëfrejnë edhe më shumë.
E çuditshme është kënga që i shoqëron në sfond “Kur ishim të vegjël na kapnin prej dore..”, duket se kryetari numër dy i Bashkisë, Briken Fejzullai ka shije disi të ndryshme muzikore. Ai ka qenë dhe personi që ka luajtur muzikën.
Ndërkohë në video duket dhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, që nuk ka munguar të bëjë edhe ca filmime nga momenti, duke dashur ndoshta ta marrë me vete këtë kujtim të veçantë. (E.K/SHUPLAKA)