Gjatë turit të llogaridhënies publike në Durrës një zonjë iu ankua live kryeministrit Rama për çështjen e pensionit.
“Unë quhem Leze Gjika, kam 3 vjet që kam dalë në pension dhe më ka dalë 84 mijë lekë të vjetra në një kohë që kam 41 vjet punë. Nuk më njohin vitet ‘74-’92.” shprehej zonja.
Me një skenar të përgatitur mjaft qartë, ditën e sotme kryeministri ka ndarë në rrjetet sociale një video ku njofton se zonjës në fjalë ju zgjidh problemi.
Gjatë klipit të transmetuar, zonja e cila kërkoi që ti zgjidhet problemi, shfaqet mjaft e kuruar në zyrat e administratës publike, ndryshe nga sa u shfaq në turin e llogaridhënies.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post