Kryeministri Edi Rama ka dhënë këtë pasdite një intervistë për një median greke, ERT. Rama shpjegon që daljet e tij në mediat greke kanë ardhur si pasojë e keqkuptimeve me Athinën, keqkuptime të cilat kanë lindur që nga arrestimi i Fredi Belerit, vetëm 2 para fitores që ai korri në Bashkinë e Himarës.
Sipas Kreyministrit, në raste të tilla gjërat duhen diskutuar dhe të më e mira është të dëgjohen të gjithë zërat e përfshirë.
Gazetari: Zoti kryeministër, sipas gazetës Kathimerini ju u ofruat vetë që t’i jepni një intervistë kësaj gazete dhe kjo menjëherë pas postimi të madh tuajin në llogarinë tuaj në facebook, disa ditë pas asaj darkës informale që thirri kryeministri Mitsotakis me liderët e Ballkanit dhe mungesa juaj atje. Tani pranuat, dhe ju falënderoj për këtë intervistë televizive tek kanali ERT neës. Duket sikur keni dëshirë t’i thoni diçka mediave greke.
Kryeministri Edi Rama: Patjetër, sepse në momente si ky, kur ka një keqkuptim është e rëndësishme që të komunikohet dhe natyrisht është e rëndësishme që të dëgjohen të dyja kambanat, jo vetëm njëra. Kjo ishte arsyeja pse unë e kontaktova vetë gazetarin grek pasi pashë që çka kishte shkruar ishte vetëm jehona e një kambane dhe ai më dha mundësinë që të dëgjohet dhe jehona e një kambane tjetër.