Një familje shqiptare është surprizuar nga policia italiane, pasi trafikonin lëndë narkotike. Siç raportojnë mediat italiane babai dhe dy djemtë e familjes shpërndanin kokainë në zonën e San Mauros Pascoli. 58 vjeçari M.H kryefamiljari shqiptar u dënua me 16 muaj burg dhe 800 euro gjobë, ndërsa dy djemtë e tij (28 dhe 33 vjeç) u ndoqën të lirë .
Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia arriti të gjente rreth 20 mijë euro, 30 gr kokainë e pastër dhe një peshore.
(J.D/Faxweb.al)