Sulltan Novruzi është një festë e njohur për shqiptarët. Dita e Novruzit apo e cila quhet ndryshe edhe si dita e Sulltan Novruzit përkon me ditën e lindjes së së Imam Aliut në Qabe. Sipas bektashjanëve në këtë ditë çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë. 22 marsi është dita e Imam Aliut, dhëndrit të profetit Muhamed, ai ka qënë krahu i djathë i Profetit.
Festa e 22 marsit është më kryesorja në botën bektashiane, sepse sipas tyre sot rigjallërohet jeta.
Nëse fokusohemi te fjala “Nevruzi”, ajo vjen nga persishtja dhe do të thotë “Dita e re”, ndërsa “Sulltan” është titulli i lartë që tregon rëndësinë e kësaj dite.
Prandaj kjo festë për bektashinjtë përfaqëson një ditë të shënuar dhe më të bekuara të vitit. Ai ka lindur më 22 mars, është një nga shenjtorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe është i pari i dymbëdhjetë imamëve.
Imam Aliu është një nga imamët e mëdhenj, i pajisur me një dituri të jashtëzakonshme. Profeti Muhamed thotë: “ Unë jam qyteti i diturisë dhe Aliu është porta e tij” ose “Nuk ka trim si Aliu, nuk ka shpatë tjetër si Zylkari Aliut. Kush do Alinë, më ka dashur mua, kush urren Alinë, më ka urryer mua”.
Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me vesimin bektashian, në shekujt XV-XVI.
(J.V/Shuplaka)