07:06 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kur lindi nuk qau”, prindërit rrëfejnë historinë e trishtë të djalit të tyre: Nëse për 21 ditë nga lindja fëmija nuk qan, larg qoftë nuk shpëton…

19:46 | 26/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kur lindi nuk qau”, prindërit rrëfejnë historinë e trishtë të djalit të tyre: Nëse për 21 ditë nga lindja fëmija nuk qan, larg qoftë nuk shpëton…

“Historia ime”, solli ditën e sotme historinë e trishtë të dy prindërve, të cilët po përballen me dhimbje dhe vështirësi pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre. Dorela Luka dhe Arjan Luka rrëfyen në studio se djali i tyre 3-vjeçar vuan nga Sindroma West.

Sipas tyre, lindja ka qenë e sforcuar dhe në momentin që djali erdhi në jetë nuk qau. Gjendja e fëmijës kishte qenë e vështirë dhe më pas ai ishte dërguar në Tiranë. Pas vizitës, mjeku ishte shprehur se nëse për 21 ditë, fëmija nuk qan, atëherë me shumë mundësi ai nuk mund të jetojë.

Por fatmirësisht fiks pas 21 ditësh djali qau. Pas disa muajsh shkuan për një vizitë tek një neuropediatre, e cila pasi bëri vizitën u tha prindërve se fëmija vuante nga Sindroma West. Bëhet fjalë për një sindromë që ishte zhvilluar pasi fëmija kishte kaluar infeksion në tru. Aktualisht, Dorjani nuk lëviz, s’ka instikte, nuk flet, shikon me vështirësi dhe nuk e mban dot trupin e tij.

Mirela Milori: Morët një opinion të dytë? Shkuat tek ndonjë pediatër tjetër? Filluat të merrnit një konsultë tjetër?

Arjan Luka: Ka ndenjur fëmija 9 ditë në reaminacion në Durrës, asnjë lloj përmirësimi. Filloi të bëhej më keq.

Mirela Milori: Nuk pinte?

Arjan Luka: Jo fare, nuk reagonte. Edhe e panë veten ngushtë ata doktorët, se patëm dhe debat, normalisht se më shkatërruan jetën. Marrim doktorin këtu tek materniteti i ri “Koço Glozheni”, i thonë kështu-kështu dhe vjen e shikon ai. E morëm nga atje dhe e sollëm këtu, i shpojnë një tub afër stomakut.

Mirela Milori: Për ta ushqyer?

Arjan Luka: Po dhe më thotë: Nëse fëmija për 21 ditë nuk qan, nga momenti që ka lindur, larg qoftë fëmija nuk shpëton. Më erdhi si bombë. Edhe prisnim, isha natë ditë tek spitali. Pas 21 ditësh qau, lëshoi zë. Filloi të merrte gjirin e nënës së vet, të pinte paksa.

Mirela Milori: Pra pas sa ditësh reagoi?

Arjan Luka: Fiks pas 21 ditësh! Edhe më thotë doktori, infeksionin ia kemi larguar, por varet sa ia ka dëmtuar trurin, tani do të shohim reagimin e fëmijës. Pas 3 muajsh tha do t’i bësh një kontroll tek neuropediatri. Vij tek neuropediatri në Tiranë, bëj konsultë dhe më thotë djali jot është me Sindromën West. I ka ardhur nga shkaku i infeksionit në tru dhe ka ardhur kjo pasojë. Nuk e doja veten gjallë në ato momente, sepse hyra lexova dhe vetë në Internet.

Mirela Milori: Djali është 3 vjeç tani?

Arjan Luka: Po!

Mirela Milori: Çfarë reagimesh ka deri tani?

Arjan Luka: Djali im deri tani nuk shikon mirë, vetëm si tip hije dhe nuk qëndron ulur, as për të ecur jo. As kokën e vet, as trupin se mban dot. Vetëm ndonjëherë kur i thërret mund të buzëqeshë, por vetëm kaq. Është shumë tmerr ta shikosh të vuajë në atë mënyrë.

Pas

“Nuk u pendua kurrë për krimet e komunizmit” ja çfarë shkuhet në mediat e huaja për Nexhmije Hoxhën

Para

“Ishte ulur në vendin e shoferit, vazhdova ta godisja me thikë dhe ajo gjuante me shqelma”, momenti i tmerrshëm kur babai shqiptar pranon vrasjen e të bijës

Para
“Ishte ulur në vendin e shoferit, vazhdova ta godisja me thikë dhe ajo gjuante me shqelma”, momenti i tmerrshëm kur babai shqiptar pranon vrasjen e të bijës

"Ishte ulur në vendin e shoferit, vazhdova ta godisja me thikë dhe ajo gjuante me shqelma", momenti i tmerrshëm kur babai shqiptar pranon vrasjen e të bijës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Së shpejti Kurti e Vuçiç ulen për dialogun, Sorensen: Do të avancojmë me përgatitjen e takimit të nivelit të lartë

Shqipëria bën “vetëvrasje” në Letoni, Botërori vështirësohet në maksimum

Tiranë/ Dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi Q. B., 69 vjeç,

Trump, ‘gati të përdorë pushtetet kundër protestës kundër dëbimit të emigrantëve’, plani për të dërguar 9 mijë migrantë drejt Guantanamos

Sulmi në Austri/ Kryetari i Vitisë shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së vajzës nga Kosova që ndodhe në shkollën e Graz

Vendasit gjejnë rrjetën, ndëshkohemi në fundin e pjesës së parë

Vala ekstreme e të nxehtit godet Indinë: Termometri shënon 47.3 gradë Celcius

Shefja e Inteligjencës Amerikane paralajmëron në ‘X’: Jemi afër një ‘holokausti bërthamor’

Shënon Shqipëria, kuqezinjtë në avantazh ndaj Letonisë

Super-Strakosha, portieri kuqezi pret një 11-metërsh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.