Një luftë për shikueshmëri është shfaqur kohët e fundit mes moderatorëve të emisioneve. Publikojnë grafika ku nxjerrin si më të ndjekurin emisionet e tyre. “Betejë e ashpër” është ajo mes Luana Vjollcës dhe Ermal Mamaqit.
Çfarë bëjnë për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe për t’i bërë PR emisoneve të tyre?
Luana nxori pak ditë më parë grafikun e saj të audiencës, që sigurisht e rendiste programin e saj “Shiko kush luan” si më të ndjekurin e të shtunës. Në javën e dytë të emisionit të saj në “Top Channel”, Luana Vjollca publikoi statistikat e sajtit “Tampral” që e nxjerrin fituese.
Por nuk u ka ngelur pa reaguar edhe Ermal Mamaqi i cili iu kundërpërgjigj me një tjetër grafik, atë të kompanisë “Telemetrix”, sipas së cilave “Xing me Ermalin” edhe këtë javë e tejkalon në shikueshmëri me diferencë tepër të madhe emisionin rival. “Ore, unë nuk i kuptoj këta grafikët… Hajde gëzuar. Unë jam viza blu”, u shpreh Ermali.
Por të shunën në transmetim është edhe Agron Llakaj me “Al Pazar”. “As nuk shoh e as nuk bëj grafikë. Për mua ka rëndësi që “Al Pazar” të shihet dhe se si të gjej mënyra profesionale për ta bërë edhe më të ndjekur. Unë, nuk jam në garë me askënd veç vetes time dhe as nuk dua të komentoj vendin e dytë që më paskan rezervuar” është përgjigjur Llakaj për “Anabel”. (J.V/Faxweb)