Më 24 Maj të vitit 1989 në “Camp Nou”, Gullit dhe Van Basten iu dhanë kuqezinjve “trofeun me veshë të mëdhenj”, duke mposhtur ekipin rumun 4-0.
Presidenti historik i ekipit, Silvio Berlusconi, foli për “SportMediaset” mbi triumfin e para 30 viteve ku Milani fitoi Champions-in e vitit 1989.
Ai zgjodhi pikërisht të fliste për këtë në prag të përvjetorit të tridhjetë të fitores së Kupës Europiane nga Milani, kundër Steaua Bucuresti, në Barcelonë.
“Unë gjithmonë kam pasur marrëdhënien e vëllait të madh me lojtarët. Kam ndërhyrë edhe në çështje personale, kam këshilluar gjithashtu, që dikush të ndryshojë miqtë… Pritja në zyrë dhe afërsia që iu jepja lojtarëve ishte një komponent i suksesit. Për të pasur një ekip fitues, është thelbësore që presidenti të jetë gjithmonë afër lojtarëve, sikur të luante me ta.
Shpesh i shoqëroja lojtarët deri pak metra nga fusha e lojës në “San Siro”. Në fund të ndeshjes së Barcelonës kundër Steaua Bucuresti u kthyem në hotel dhe i vazhduam festimet deri në agim. Kjo ishte fitorja e parë e madhe e një cikli të madh. Falë të gjitha fitoreve të këtij Milani, unë jam bërë presidenti më i suksesshëm i futbollit në botë“.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post