Moderatorja e njohur Fiori Dardha, ka reaguar pas disa lajmeve që kanë qarkulluar në ëeb lidhur me një foto ku shihet duke porositur byrek, foto e cila është komentuar sëtepërmi nëpër rrjetet sociale.
“Kur na qenkërka kthyer në turp blerja dhe konsumimi i byrekëve nga personat publikë?!Turp është të mos e shoqërosh byrekun me dhallë.
Me thënë të drejtën unë mbaroj për byrek! Blej shpesh edhe sufllaqe, aty përballë Librit Universitar.
Kur kam mundësi (sidomos ato ditet e para pasi marr rrogen) porosis sushi. ?
…se harrova: kam blerë edhe tek “Gabi”. Vazhdoj blej tek Shefkia që ka mall super.”, shkruan Dardha.
Kujtojmë se edhe të tjerë figura të njohura i kanë dalë në mbrojtje Çiljetës pas publikimit të fotove, si Albana Osmani, Noizy dhe Olti Curri.
REAGIMI I FIORI DARDHËS:
Kur na qenkërka kthyer në turp blerja dhe konsumimi i byrekëve nga personat publikë?!
Turp është të mos e shoqërosh byrekun me dhallë. ???
Me thënë të drejtën unë mbaroj për byrek! Blej shpesh edhe sufllaqe, aty përballë Librit Universitar.
Kur kam mundësi (sidomos ato ditet e para pasi marr rrogen) porosis sushi. ?
…se harrova: kam blerë edhe tek “Gabi”. Vazhdoj blej tek Shefkia që ka mall super.
Porosis edhe në internet. Kur kam mundësi blej edhe ndonjë veshje firmato të re fringo.
Krenohem kur kap me çmim të lirë ndonjë veshje që ka qenë tepër e shtrenjtë në fillim të sezonit.
Nëpër evente nuk vishem përherë me veshjet e mia. Ndonjëherë mund të marr tek ndonjë shoqe diçka që më pëlqen shumë, poooor në ditët e sotme janë dyqanet ose stilistë të ndryshëm që të ofrojnë veshjet dhe ti u bën reklamë duke i publikuar në rrjetet e tua sociale.
Kështu funksionon dhe unë nuk shoh asgjë të keqe këtu. Ndaj më cudit histeria në rrjet, pse një artiste u fotografua duke blerë byrek.
Kolegu im Gent Pjetri (Doktori) më thoshte përherë: “Fior’, VIP-a me rrogë nuk ka. Nuk quhen VIP-a ata që kontrollojnë në bankomat nëse u ka kaluar rroga.”
Jemi thjesht fytyra të njohura dhe t’i gëzohemi këtij fakti, për aq kohë sa jetojmë në një vend aq të varfër, sa nuk ke kujt t’i bësh as karshillëk, sado në luks t’i krijosh vetes. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post