11:16 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Kur na rripte Lali Eri”, Kokëdhima dhe Veliaj përplasen në rrjetet sociale

08:21 | 27/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Kur na rripte Lali Eri”, Kokëdhima dhe Veliaj përplasen në rrjetet sociale

Ka pasur dje një përplasje mes sipërmarrësit dhe ish-deputetit Koço Kokëdhima dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kokëdhima në profilin e tij në rrjetet sociale ka bërë një status ku akuzon Veliaj se ka rrjepur biznesmenët dhe ka dhjetëfishuar taksat. Biznesmeni sqaron po ashtu se ata që po rripen në të vërtetë janë qytetarët, që do të blejnë më shtrenjtë apartamentet.

Ai shkruan më tej se sipërmarrësit kontribuojnë me 80% të prodhimit të brendshëm bruto, punësojnë mbi 400 mijë persona dhe e mbajnë këtë paloshtet në këmbë me taksat që paguajnë.

Ndërkohë Veliaj i është përgjigjur në ‘’TWitter” Kokëdhimës ku shkruan se taksat janë dhjetëfishuar për të gjithë oligarkët që nuk i kanë kthyer mbrapsht asgjë Tiranës, qoftë edhe një pemë.

Reagimi i Kokëdhimës:

Kur na rripte Lali Eri

Në emisionin “Opinion”, kryetari i bashkisë së Tiranës krenohej se ka 10 fishuar taksat dhe po i rrjep bizneset! Mburrej haptazi dhe përsëriste pa pushim se “unë i kam rrjepur ata!”.

Ky është një nga përfaqësuesit më tipikë të mendësisë të politikanëve të korruptuar të Shqipërisë që erdhën në pushtet nga hiçi, nga vulgu dhe asgjëja dhe e ngritën begatinë dhe pushtetin e tyre mbi shtypjen dhe rrjepjen e popullit dhe njerëzve të punës.

Sipërmarrësit kontribuojnë me 80% të prodhimit të brendshëm bruto, punësojnë mbi 400 mijë persona dhe e mbajnë këtë paloshtet në këmbë me taksat që paguajnë. Këta sipërmarrës janë përditë nën dhunën e pushtetit, parapaguajnë 20 deri 30 për qind të vlerës për çdo kontratë e leje që marrin dhe përballen çdo ditë me dyzinat dhe hordhitë e inspektorëve dhe gjobaxhinjtë mizorë, të pashpirt dhe të panumërt të Rilindjes: inspektorët kundër rrufeve, të gazit, të duhanit, të ushqimit, të vaksinave, të punës, të higjenenës, të ajrit, të sigurimit teknik, të puseve të ujit etj etj! Kryebashkiaku, përpiqet të na hedhë hi syve përnatë nëpër ekrane duke mbjellë disa pemë, ndërkohë që po betonizon gjithë zonat më të rëndësishme të Tiranës. Vetëm në 9 muajt e fundit, ai ka dhënë leje ndërtimi për një sipërfaqe prej 406 mijë metra katror, dy herë më e lartë sesa gjithë viti 2016. Këto janë të dhëna zyrtare të INSTAT.

Në fakt, ai po rrjep popullin e thjeshtë, të gjithë njerëzit që blejnë apartamente. Sipërmarrësit paguajnë nga xhepi i tyre vetëm tatimin mbi të ardhurat personale dhe mbi fitimin, ndërsa të gjitha taksat e tjera i transferojnë te konsumatori fundor. Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur muajt e fundit me 100-200 euro për metër katror, pasi ndërtuesit kanë reflektuar “taksat rrjepëse”. Lali “rrjepsi” po i bën gjëmën Tiranës dhe qytetarëve. Vetëm klientët e Lalëve të pushtetit janë të lumtur sot, të gjithë të tjerët ndihen çdo ditë e më thellë në rrathët e ferrit!

Reagimi i Veliajt:

I kam 10 fishuar taksat VETEM për oligarkët si ty shoku Koço që i keni marrë këtij qyteti njëqind-fish e s’i keni dhënë mbrapsht asnjë pemë! Gjithologë që shisni dëngla “si të bëhesh milioner” por në kontribut jeni më të vobektë se të moshuarit zemërbardhë të azilit të pleqve!

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: koco kokedhimakokedhima
Pas

E pyesin për akuzat për ngacmim seksual ndaj të atit, Ivanka Trump reagon e bezdisur

Para

Arrestohet shqiptari nga Laçi, i shumëkërkuar nga drejtësia italiane

Para
Arrestohet shqiptari nga Laçi, i shumëkërkuar nga drejtësia italiane

Arrestohet shqiptari nga Laçi, i shumëkërkuar nga drejtësia italiane

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kaos në aeroportet franceze, greva anulon qindra fluturime

Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit/ Emërimet do të bëhen nga Drejtori i Pergjithshëm Ilir Proda

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Nis seanca ndaj Dervishajt dhe Meçes në GJKKO, dëshmon Erjon Alibej

Gara për kreun e BKH, faza e tretë më 11 korrik! Kandidatët do të kryejnë testin fizik

I riu sulmon pasagjerët me çekiç në një tren në Gjermani, policia jep detajet e rastit të pazakontë

U mor i pandehur dhe u pezullua nga detyra, Jonaid Myzyri i Prokurimeve Publike paraqitet në GJKKO, do njihet me masën e sigurisë

Forcë e tepruar kundër protestuesve në Serbi, reagon Komisionarja Evropiane

Lavrov uron amerikanët për ditën e pavarësisë së SHBA-së: Shpresoj të arrijmë stabilitet në marrëdhënien tonë

Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në Itali, raportohet për 10 të plagosur(VIDEO)

Nis rinumërimi i votave të Durrësit, hapen 5 nga 290 kuti

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.