Në ka një fakt të padiskutueshëm dhe që nuk mund të vihet në diskutim është vdekja. Mirëpo kjo nuk ndodh në vendin tonë. “Përplasje” mes policisë dhe gazetarëve për shifrat e të vrarëve gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. Ndërsa specialisti i Drejtorisë së Krimeve në Policinë e Shtetit, Agron Hysaj, bëri publikë se gjatë vitit 2016 kishin ndodhur 71 ngjarje me 82 viktima, gazetari i kronikës së zezë, Flamur Vezaj, e hodhi poshtë këtë duke deklaruar se sipas tij kanë ndodhur 81 ngjarje me 92 viktima.
E ndësa për specialistin Hysaj shifrat e tij ishin zyrtare dhe të pakontestueshme, gazetari Vezajt publikoi të gjitha komunikatat zyrtare mujore të Policisë së Shtetit, shuma e të cilave në fund rezulton edhe shifra e viktimave të dhënë prej tij. Ja dhe tabela.
NUMRI I NGJARJEVE DHE NUMRI I VIKTIMAVE SIPAS MUAJVE GJATË VITIT 2016
JANAR, 12 NGJARJE, 14 VIKTIMA.
SHKURT, 8 NGJARJE, 10 VIKTIMA.
MARS, 6 NGJARJE, 6 VIKTIMA.
PRILL, 6 NGJARJE, 6 VIKTIMA.
MAJ, 2 NGJARJE, 2 VIKTIMA.
QERSHOR, 3 NGJARJE, 3 VIKTIMA.
KORRIK, 8 NGJARJE, 12 VIKTIMA.
GUSHT, 7 NGJARJE, 8 VIKTIMA.
SHTATOR, 8 NGJARJE, 8 VIKTIMA.
TETOR, 8 NGJARJE, 9 VIKTIMA.
NËNTOR, 7 NGJARJE, 7 VIKTIMA.
DHJETOR, 6 NGJARJE, 8 VIKTIMA. GJITHSEJ, 81 NGJARJE, 92 VIKTIMA. (E.K/SHUPLAKA)