Jeta e njeriut është me faza e në ka një moment që kërkon që përkujdesja të kthehet është padyshim mosha e tretë.
Pasi ke investuar në mirërritjen e fëmijëve, pse jo dhe nipave e mbesave, vjen një moment që ti ke nevojë të shpërblehesh. Qoftë edhe nga shteti që ti i ke shpërblyer.
Rrugëve të Tiranës përditë ndeshim nëna në moshë të cilave pensioni s’iu mjafton dhe mes të ftohtit iu duhet të shesin diçka për të shtyrë muajin.
Kështu është dhe zonja e moshuar që shihet në foton e mëposhtme, tregton çorape për të shtyrë muajin. Ndoshta pensioni s’i mjafton…ndoshta është e braktisur nga fëmijët e saj. E për ironi të fatit sipër kokës së saj reklamohet një klub striptizmi.
(E.K/SHUPLAKA)