Gazetari Arjan Çani, i cili në emisionin e tij “Zonë e Lirë” sot kishte të ftuar kreun e LIBRA-s Ben Blushi, shprehu pakënaqësinë e tij për presidentin e zgjedhur sot nga Kuvendi i Shqipërisë Ilir Meta.
Kjo për shkak se Çani para pak mujash kishte parashikuar zgjedhjen e Metës si president, madje në një intervistë të drejtpërdrejtë me kreun e LSI-së e ka pyetur nëse do kandidojë, por ai e ka mohuar një gjë të tillë.
Këtë pakënaqësi, mbrëmjen e sotme Çani ia ka shprehur Blushit, të cilit i thotë: “Kur politikanë si puna e Metës i cili thotë “JO” për një gjë, sidomos kur ai insiton që thotë “JO”, mos e beso se mund të jetë “PO”.
Më pas ai i ka kërkuar Ledjos që të transmetojë në ekran klipin e intervistës me Metën të titulluar “Ilir Meta drejt Presidencës”.
INTERVISTA E ÇANIT ME METËN
Çani: Je më afër se kurrë postit të presidentit të Shqipërisë
Meta: Këtë gjë e mohoj
Çani: Totalisht?!
Meta: Po, ka të tjerë njerëz që mund ta bënin atë punë shumë mirë, kjo s’ka asnjë lidhje me mua
Çani: E refuzon
Meta: Po patjetër
Çani: Nëse ta propozojnë do thuash jo
Meta: Më duket se e sqarova këtë gjë
Çani: Pra do i thuash jo?
Meta: Po
Çani: Këtu do jemi dhe koha do e vërtetojë që këto që po flasim nuk janë edhe aq pa gjë, por ç’rëndësi ka
Meta: Rëndësi ka që ata që do votojnë të jenë të bindur qëë po bëjnë një zgjidhje të mirë për Shqipërinë në këtë moment
Çani: a e do mendimin tim?
Meta: Po
Çani: Unë jam i bindur që do jesh!
Meta: Mendimi yt, por dakord (D.D/shuplaka)