Foto e Erion Veliajt në një nga bulevardët e Tiranës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Teksa ecën në vijat e bardha vetëm, kreu i bashkisë është në rregull ndërsa qytetarët në foto janë në shkelje të ligjit.
Shoferi i autobusit drejton mjetin duke folur në telefon. Një qytetare bashkë kalon rrugën mes për mes duke mos ecur në vijat e bardha. Një i moshuar ecën në trotuarin e biçikletave. “Vetëm lali Eri është në kohën dhe në vendin e duhur, gjithë të tjerët janë gabim!”, shkruan Lolita teksa poston edhe foton.
Edhe pse Veliaj investon shumë në PR këtë herë i kanë shpëtuar tri gabimet në foto dhe ka dalë huq me mesazhin që donte të përcillte kreu i bashkisë. T’i kenë shpëtuar syrit të kryebashkiakut?! Mesa duket po.(J.V/Faxweb)