Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me proestën e paralajmëruar nga maturantët të cilët të nesërmen do të mblidhen para ministrisë së arsimit sa i takon shkeljeve të bëra në pyetjet e testit të biologjisë.
Boçi tha se protesta e maturantëve ishte këmbana më e fortë e alarmit për realitetin e zymtë ku është zhytur vendi ynë. Ai tha se protesta e tyre nuk ishte thjesht arsimore. Ndërsa theksoi se protesta e thirrur në 7 korrik do të bëhej edhe për maturantët dhe për të gjithë ata që kërkonin të largoheshin nga vendi për shkak të keqqeverisjes.
Postimi i Plotë nga Luçiano Boçi:
ALARMI QË VJEN NGA MATURANTËT
?Protesta e maturantëve është kambana më e fortë për situatën dramatike në të cilën është zhytur vendi.
?Padrejtësia e ngritur në sistem ka prekur dhe brezin ku ëndrra është gjithmonë më e fortë se realiteti.
Por tashmë gjithçka është thyer.
Sot realiteti është më i fortë se ëndrra dhe e tejkalon atë.
Hidhtësia e tij ka mbytur çdo ëndërrim rinor, shpresë e perspektivë dhe tek mosha më optimiste dhe e sinqertë.
?Maturantët kanë vite që nëpërkëmben.
Kalvari i tyre në monopatet e një arsimimi aspak cilësor, diskriminues dhe i mangët, përbyllet me një garë-test mature fiktiv, banal, i metë dhe penalizues.
?Në një sistem politik natyrshmën biznesi proteston ndaj qeverisë për masat arbitrare ndaj tij dhe kërkon largimin e saj. Qeveria duhet të reflektojë ose të ikë.
?Fermerët gjithashtu revoltohen me mungesën e mbështetjes nga qeveria dhe duhet ta kërkojnë atë me protesta, ose përndryshe ajo të largohet.
?Po kështu kërkesat për rritje mirëqënie, kundër shtrenjtimit, inflacionit, korrupsionit, krimit janë momente kulmore protestuese të një shoqërie që kërkon ndryshimin e drejtimit politik të qeverisjes.
?Edhe kur studentët e shohin që padrejtësia është bërë mal zemërohen me protestë. Ndryshimi i kërkuar prej tyre gjithmonë është revolucionar dhe ata kërkojnë përmbysje. Edhe në këtë rast një qeverisje serioze vetëlargohet.
?Por ama, kur dalin në protestë 18-vjeçarët, është fundi, fundi fare.
?Sepse kjo tregon që drama tërësore ka kapur dhe atë segment të shoqërisë ku fle e ardhmja dhe shpresa.
Padrejtësia ndaj tyre është kulmi i padrejtësisë që e bejnë vetëm regjimet.
✏️Dhe ta dini:
Protesta e tyre nuk është thjesht arsimore.
Eshtë tërësore. Atyre dhe familjeve të tyre sot i kanë rrëmbyer gjithçka. Edhe ëndrrën.
Përfundimisht kësaj qeverisje i ka ardhur “ngordhja”!
✌️Në 7 Korrik do të protestojmë së bashku dhe për ATA, fëmijët tanë!