01:45 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kur Ramën e njollos kazani i Mero Bazes

13:42 | 08/10/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthen analisti: Është shumë e thjeshtë, shikoni kush fiton në Elbasan dhe Durrës dhe do kuptoni kush kontrollon bandat

NGA ANDI BUSHATI

Pak a shumë në të njëjtën kohë kur Edi Rama, me ngjyra farfuritëse, me ekrane gjigandë dhe me slidera vezullues po prezantonte shpikjen e tij më të fundit, “platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët”, një nga gazetarët që prej një dekade e ka mbështetur më shumë se kushdo tjetër, Mero Baze, kishte botuar një shkrim ku e akuzonte me nota të ashpra kryeministrin.

Ndërsa i pari shpjegonte të premten pasdite para mediave, se si qytetarët duhet të kishin besim tek kjo qeveri, duhet të denonconin nënpunësit e administratëës që abuzonin me detyrën, zyrtarët që u kërkonin ryshfet, i sorollasnin apo shkelnin ligjin, i dyti ngrinte gishtin mbi një kryeministër që ishte i aftë të fuste fukarenjtë në burg, por që përkulej përpara biznesmenëve batakçinj.

Baze në shkrimin e tij shkonte dhe më larg. Ai bënte thirrje që ndërtimet e ngritura si pasojë e lidhjes okulte të shefit të qeverisë me njerzit që paguajnë nën dorë, mund të ndalen vetëm me një mënyrë: duke u vënë tritolin (lexo shkrimin poshtë).

Nisur nga këto akuza të forta u interesova të kuptoj se çfarë e kishte sjellë këtë përplasje. Në fakt nuk qe e vështirë. Tani informacionin e gjen në shumë portale dhe alarmin e kanë ngritur mjaft aktivistë të shoqërisë civile.

Fjala është për një ndërtim tërësisht pa leje, me puntorë të fshehur si klandestinë, që pronari i ujit Trebeshina po bën në një nga mrekullitë e mbetura mbi derdhjen e Vjosës, pikërisht në grykën e Këlcyrës.

Dhe dyshimi se ai ka marrë viston tek timonieri që luan aktorin e bashkëqeverisjes me popullin, i bën të frenojnë para paligjshmërisë: edhe INUV-in, edhe policinë, edhe autoritetet e provincës.  

Por, po të informohesh në krahun tjetër, pra nga njerëzit e zyrës së kryeministrit, ata e kanë gati alibinë.

Me pak fjalë ata pretendojnë se situata nuk është tamam ashtu sikurse thotë Baze, se ai është subjektiv në këtë çështje, se as që mund të mendohet se Rama është paguar nga biznesmeni, se atij çështja i është relatuar si e rregullt nga kabineti i vet.

Pra e thënë troç, qëndrimi është i njëjtë si në të gjitha kazuset e mëparshme të këtij lloji, që nga vilat e oligarkëve në bregdet, që nga grataçielat në Tiranë, e deri tek prishja e ansamblit të Gerardo Bosios për të ngritur një kullë me stadium: “Ne do vazhdojmë përpara, sepse nuk dëgjojmë shpifjet e mediave të kazanit”.

Se ç’interes ka botuesi i gazetës Tema, ai që ka lujtur rol më shumë se kushdo për rënimin e qeverisjes së Berishës, që ka luftuar për ngritjen e Ramës në pushtet, madje ka gjetur mënyrën t’a amnistoje edhe për shumë nga mëkatet e tanishme, të futet në kazanin e kritikëve, opozitërëve dhe atyre që janë xhelozë për “sukseset” e liderit, kjo është vështirë të kuptohet.

Por, ajo që meret mend me lehtësi është se kështu trajtohet çdo vëzhgim, çdo denoncim dhe çdo kritikë që mund të bjerë ndesh me paktet që Rama ka bërë me njerëzit e biznesit.

Në këtë kuptim, sado e dhimshme të jetë masakra që po ngjan në grykën e Këlcyrës, ajo është vetëm një mikro ilustrim i asaj që po ndodh në të gjithë Shqipërinë.

Nga ana tjetër, ajo është edhe prova me e qartë se përse show si ato që me ngjyra farfuritëse dhe ekranë gjigandë, që ftojnë qytetarët të denoncojnë, krimet, abuzimet dhe korrupsionin janë të dëstinuara të dështojnë.  

Ç’do qytetar që do merrte guximin të ngrinte një problem në portalin e sapo inaguruar me bujë, rrezikonte të etiketohej njësoj, si Lulzim Basha, Fatos Lubonja, apo tani së fundi edhe Mero Baze.

Sepse në vendin ku për çdo mëkat vendos timonieri, askush nuk mund të presë zgjidhje prej tij. Të shpresosh të kundërtën është njësoj sikur besosh se mund t’i varen Ramës mëlçitë në qafë. 

 

Etiketa: analizeAndi Bushati
Pas

Olti Curri reagon ndaj Ermal Mamaqit: Ka kunjë me Top Channel, porthalja e tij më kujton banjot e trenave para 90-tës

Para

Vodhën bizhuteri me vlerë mijëra euro në Maltë, policia në kërkim të të riut shqiptar, i publikon foton

Para
Vodhën bizhuteri me vlerë mijëra euro në Maltë, policia në kërkim të të riut shqiptar, i publikon foton

Vodhën bizhuteri me vlerë mijëra euro në Maltë, policia në kërkim të të riut shqiptar, i publikon foton

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.