Ditën e djeshme në Kuvend pati një moment debati mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit së diasporës Pandeli Makjo, ku ky i fundit është detyruar që të lërë sallën e Kuvendit, pasi nuk donte që të votonte për prishjen e Teatrit Kombëtar.
Rama është dëgjuar që ti thojë i tensionuar Majkos se në rast se do të votonte kundër prishjes së Teatrit Kombëtar më mirë do të ishte të largohej në shtëpi. ”Mos më bë numra mua, ose voto, ose ik”, ka thënë Rama.
Po duket se ‘’grricja’’ mes Ramës dhe Majkos nuk e kanë zanafillën dje, pasi dhe më herët në një takim elektoral, Rama me të qeshur ka folur për dallimet në mendime mes tij dhe deputetit.
Në videon që shihni më poshtë, publikuar në Korrikun e vitit të shkuar ka pasur një shkëmbim batutash mes Ramës dhe Majkos, ku kryeministri duket se kishte parashikuar si do të shkonte marrëdhënia e tij me ministrin e diasporës.
Mes të tjerave Rama shprehet: Pandi do ti japë teseren djalit të Zahos.
Majko: Do më pyesë ç’u be me partine..po prit do i them unë se ta shpjegoj më vonë se ashtu është një muhabet.
Rama: Ishim mirë me gjyshin tënd deri në një moment, pastaj ai u dha pas drogës dhe la partinë
Ndërkohë që ky moment asokohe është përcjellë me mjaft të qeshura, ndërsa situata sot duket tejet aktuale. Shumë thonë se debati i djeshëm dhe largimi demostrativ nga salla e Kuvendit mund ti shkaktojë Majkos edhe postin e ministrit.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=7j4H_LJLoKs&feature=youtu.be