Pas deklaratave të kryemnistrit të Kosovës Ramush Haradinaj, se gjatë Samitit të Berlinit, atij i ishte bërë presion nga kryeministri Rama dhe presidenti Thaçi që të pranonte këshillat për heqjen e taksës ndaj Serbisë, kanë plasur edhe gallatat në rrjet të cilat ironizojnë qëndrimin e Ramës në këtë rast.
Në një postim në faqen e tij në Facebook, aktivisti i shoqërisë civile Briken Fejzullai ka hedhur në “treg” memen e radhës ndaj kryeministrit, duke shkruar se: Kur Ramushi derdhte gjak për vendin e tij, “Kalorësi i Legjionit të Nderit të Surrelit” bënte plazh me hallatet në ajër.
Sipas aktivistit: “100 vjet pas Isa Boletinit, Kosova ka burrë shteti në krye… kurse ne, 100 vjet pas Ismail Qemalit, kemi Yamamoton me xhaketë kostumi.”- duke dashur të nënkuptojë gjendjen e rëndë politike në të cilën ka rënë vendi.