18:34 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Kur s’e kafshon dot, puthe”, Basha ironizon Ramën për zbutjen e marrëdhënieve mes tyre

18:42 | 05/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kur s’e kafshon dot, puthe”, Basha ironizon Ramën për zbutjen e marrëdhënieve mes tyre

Kreu i opozitës Lulzim Basha, nn takimin e sotëm elektoral në Kamëz, ka ironizuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj tij dhe opozitës, duke qenë se tanimë nuk është më aq i ashpër.

Duke përdorur shprehjen “Kur s’e kafshon dot, puthe”, Basha ironizon zbutjen e marrëdhënieve mes tyre, që nisi që prej arritjes së marrëveshjes mes tyre, e cila u kurorëzua me ndryshime në qeveri.

“Bijtë dhe bijat, burrat dhe gratë e Paskuqanit, vendosën themelet e Republikës së Re që e nisëm nga çadra. Sot ka zbritur dhe është transferuar këtu në Kamëz, zemrën blu të demokracisë shqiptare, në Kamzën e pamposhtmee. Faleminderit! Kush e mbajti 90 ditë vendosmërinë qytetarë, kush? Ju.

Kush u përball me Republikën e Vjetër, kush ia rregulloi gjysmën e qeverisë, kush do ia rrëzoi gjysmën tjetër. Beteja që bashkë nisëm, nuk kishte ku të përfundonte tjetër përveçse në këtë bashkim.

E dija se ajo ditë do të vinte, kur arrogance e pushtetit, hilet dhe dredhitë e pazarit të vjetër, mbulonin qëndrimin tuaj, por ju nuk e humbët besimin dhe ju falenderoj për këtë. Por as unë nuk e humba besimin.

Republika e Re është fundi i Republikës së politikanëve, që për 25 vite kanë shtrirë duart e tyre te frytet dhe pemët e demokracisdë. Është fundi i një shteti që ekziston vetëm për të mbushur xhepat, plotësuar tekat e një grushti politikanësh të korruptuar me ën krye Edi Ramën. Ku një herë e përgjithmonë vednoset standarti i vërtetë europian, standarti europian është që populli kontrollon politikanët dhe jo politikanët popullin.

Më 18 maj kapitulloi Republika e Vjetër. Dua t’ju them se Republika e Re është ndryshim sistemi politik, është ndryshim kushtetute, deh me këtë ndryshim, ju do të keni në dorë të zgjidhni drejtpërdrejt përfaqësuesit tuaj në Parlament dhe në bazë të modelit amerikan Recoll, ju do të keni në dorë të shkarkoni çdo pushtetar që nuk jep llogari. Nuk do të jenë më ata që do të tërheqin fijet e kukullave, këtej e tutje do jeni ju. Ky është ndryshimi i madh, kjo është beteja e parë që fituam

Por beteja vendimtare është përpara nesh, më 25 qershor.

Populli është i vendosur që kurrë më most ë ketë pushtetin vetëm një grusht pushtetarësh, bretkosazh, zhabash e thitlopash, do ta thajmë moçalin sepse poshtë moçalit është toka e bukës për çdo shqiptar e çdo shqiptare të ndershme.

U përpoq ta kafshonte, ta mposhte, por mesa duket e ka kuptuar thënien popullore “kur s’e kafshon dot puthe”, por kjo nuk na e heq vëmendjen. Unë vij këtu me bilancin tim si kryetar i opozitës, me betejen për nje drejtësi të pavarur, të pakapur dhe betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, koncensioneve, kontratave korruptive. Edi Rama vjen po ashtu me një bilanc. Kush është punësuar për katër vite?

Ja pse Rama e refuzon debatin, që është ABC-ja e demokracisë. Ja pse kemi shfaqje natë për natë, me tuta, çitjane, me daulle. Daulleve i bie edhe Ilir Meta, nga halli jo nga qejfi.”, tha Basha. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: lulzim basha
Pas

Vdes gruaja në Tiranë pasi bie nga kati i katërt i pallatit

Para

Zbulohet urdhri i auditit për Postën, drejtori i shkarkuar: Manovra e paligjshme e Ekonomit

Para
Zbulohet urdhri i auditit për Postën, drejtori i shkarkuar: Manovra e paligjshme e Ekonomit

Zbulohet urdhri i auditit për Postën, drejtori i shkarkuar: Manovra e paligjshme e Ekonomit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.