Avokati Altin Goxhaj si çdo javë ka qenë i ftuar këtë të diel në studion e Fax News për të folur mbi aktualitetin politik shqiptar.
Duke komentuar mbi aksionet e fundit të SPAK, avokati Altin Goxhaj nuk e fshehu aspak skepticizmin e tij ndaj këtyre aksioneve duke theksuar se edhe sikur gjysma e ministrave dhe bashkiakëve të arrestoheshin prapë nuk do të bindej, duke qenë se SPAK shërben si sëpata e Ramës.
“Unë jam i moshës mbi 50 vjeç dhe kam memorie për të kujtuar kohën e Enver Hoxhës. Në fillim kishim armikun e jashtëm, pushtuesit. Pastaj kishin armiqtë tradhëtarë. Pastaj brenda vetes tyre, filluan të arrestojnë ministrat e tyre, anëtarët e byrosë politikë. Unë kur shoh këtë arrestimin e Kryetarit të Bashkisë Lushnje më vjen të qesh, jua them sinqerisht. Sepse arrestimi i tij është komik kur mendon se këta në 8 vjet s’kanë lënë tender pa vjedhur dhe gjetën një tender me sasi më të vogël. Unifroma 26 milionë euro. Nuk e di kush është shkaku që nuk arrestohet ish-Ministri. Si mund të bëhet një tender në Ministri 26 milionë euro e të mos jetë në kontroll të Ministrit. Kujt ja tregojnë këtë gënjeshtër? Askujt, sepse nuk e ha njeri. Është absolutisht e pamundur që në një tender kaq të madh ministri të mos jetë i përfshirë. Kanë llogaritur një kapele policësh 350 euro. Kjo nuk është vjedhje më. Kjo është qarkullim parash nga shteti te hajdutët e qeverisë. Ku i ka sytë SPAK? Nuk ka sy. Unë mbetem ai që kam qenë. Unë jam totalisht i qartë që reforma në drejtësi është kundër drejtësisë”, tha Goxhaj.
I pyetur për paralajmërimin e kreut të SPAK, i cili ka thënë që do të ketë dhe arrestime politikanësh, Altin Goxhaj zgjodhi të bënte një krahasim me kohën e diktatorit Enver Hoxha, duke thënë se dhe në atë kohë kishte arrestime ministrash po kjo s’do të thotë se funksionon drejtësia.
“Ça vlere ka? Pse nuk kishte në kohën e Enver Hoxhës arrestime ministrash dhe gëzoheshin budallenjtë se ja e hëngri filani. Unë nga SPAK nuk pres asgjë. Shqipëria është një vedn i pushtuar. Sikur t’i fusin në burg gjysmën e qeverisë dhe gjysmën e bashkiakëve, unë mbetem sërish i mendim ky është ‘a-SPAK’. SPAK nuk egziston si një SPAK që presin njerëzit, por si një sëpatë e Edi Ramës. Sot dua t’ju jap një lajm shumë të keq shqiptarëve, me propozim zyrtar të fondacionit SOROS, i është propozuar gjykatës së lartë që të marri stafet e SOROSIT dhe t’i kalojë me shpejtësi për dy minuta. 50 mijë dosje. I kanë shkatërruar të gjitha hallkat e drejtësisë, të gjithë buzëqeshin”, tha Goxhaj.
Në fund Goxhaj u ndal te gjobat që po vendosen ndaj bizneseve që nuk respektojnë orën policore. Goxhaj problemin nuk e ka te gjobat, por te njerëzit që po zbatojnë drejtësinë të cilët nuk kënaqen vetëm me gjoba por të marrin zvarrë. Ai risolli rastin e Sarandës, aty ku një biznesmen humbi jetën pas një ataku kur mori vesh që djali i tij u shoqerua në polici.
“Jo të lutem, merr jo vetëm gjobën, por të marrin ca plehra, siç ishte ai gjysëm burri, gjysëm gruaja nga Kuçi i Vlorës, ai i vogli fare, që me atë e kam kallzimin penal. Vijnë kështu tipash dhe i marrin qytetarët, megjithëse janë sipas ligjit në lokalin e tyre, ta marrin djalin zvarrë në sy të prindit dhe prindi vdes. Ndodhi dje në Sarandë, vdiq babai se ja morën djalin vetëm pse kishte ngritur muzikën. Këta tani të vrasin. Jemi në situatën që këta kanë një plan të tyre dhe ne duhet të bëjmë planin tonë“, përfundoi avokati.
(E.H/Faxweb.al)