Kompozitori Agim Krajka ishte ftuar në emisionin e mbasdites drejtuar nga moderatorja Bieta Sulo. Ai ka rrëfyer për koncertin gala që mban titullin ‘Të gjithë e duan Krjakën’.
Që kur hyri në studio kompozitori filloi ti bëjë komplimenta moderatores, madje ndër të tjera tha që i kishte vënë kusht produksionit nëse nuk do të ishte një moderatore e bukur nuk do të vinte.
Gjatë intervistës, moderatorja i ka kërkuar Krajkës ta përshëndet dhe ta puth gruan e tij, mirëpo kompozitori nuk ka pranuar dhe është shprehur:
‘Përderisa të kam afër ty pse duhet ta puth gruan’’.
Më pas ka Bieta është shprehur :
’Për mua është kënaqësi që marr gjithë këto komplimenta prej teje’.
’Merr puthjen dhe leri komplimentat’ i është përgjigjur kompozitori.
”Unë do të doja një kompozim. Po të bëjë një kompozim ose këngë, po. Kjo është sfida,’ ka vazhduar më tej moderatorja.
’Do vish të më puthesh ti mua pastaj për kompozimin tim?’
’Unë të falenderoj pastaj’
‘Epo faleminderit për faleminderit’ , i është përgjigjur kompozitori i njohur Agim Krajka.
View this post on Instagram