Inxhinieri Arben Meçe dhe ish-drejtori i Emergjencave, Shemsi Prenci kanë shpërthyer në akuza dhe debate me njëri-tjetrin.
Ndiqni debatin në 360 gradë
Meçe: Po ngre një akuzë, por që nuk është akuzë. Zoti drejtori i ish-emergjencave të akuzoj se ke patur dijeni që situata emergjente në Shqipëri nëpremjet informacineve që ke lexuar është emergjente dhe nuk ke realizuar formularin e vlerësimit të ndërtimit. E ke bërë? Ishte detyra jote.
Prenci: Të kanë gënjyer ata që të kanë informuar
Meçe: Edhe njëherë e ke bërë?
Prenci: Po të ve dokumentat në dispozicion
Meçe: Deri tani në këtë moment diskutohej që ai formualar nuk ekzistonte. E vërteta është që ai ekzistonte
Prenci: Kur të ngresh akuza kontrollo magazinat, sepse po qe për akuza unë kam një formular këtu që ti ke patur 24 kamera termike dhe nuk i ke nxjerrë se ke harruar magazinën se ku i ke futur. Ke patur të gjitha kamerat e kërkimit që i ke përfituar nga projekti 3 mln euro nga BB dhe ndodhen në strukturat shtetërore. I ka pasur të gjithë formularët, por transferimi i programit të Emergjencave Civile nga ministria e Brendshme te ministria e Mbrojtjes është një katrahurë. I nderuar Ben, të kanë keqinformuar.