Pas denoncimit të bërë në Fax News për kushtet ç’njerëzore në Burgun e Drenovës, pas votimeve të 30 Qershorit, Arbjon Aliko është mbyllur në izolim, në formë hakmarrjeje. Në një komunikim që pati sot me gazetaren e Fax News Armela Ferko, ai tregon se po mbahet në izolim në kushte çnjerëzore që prej ditës së premte.
Ditën e djeshme në këtë burg ka pasur një inspektim nga ana e Avokatit të Popullit, që sipas tij pa kushtet në të cilat të burgosurit mbahen, një pjesë e të cilëve janë ngritur dhe në grevë urie. Aliko shtoi se vetë ai ka 5 ditë që nuk pranon të ushqehet me oriz të kalbur, dhe askush nuk është kujdesur për të.
Ai shton se Edi Rama po nxit një revoltë të përgjakshme brenda burgut, dhe se mbyllja e tij në ambientet e izolimit është një hakmarrje e pastër politike.
“Më kanë çuar në izolim, jemi 15 persona në dhomë, nga 10 që ka kapacitet, na kanë marrë dyshekët, na kanë lënë që të flemë vetëm mbi një batanije. Kanë filluar na japin oriz të kalbur, edhe ujin na e kursejnë. Prej ditës së premte unë nuk kam future në gojë asnjë gjë, nuk na ka pyetur njeri as si jemi. Nuk i lënë që të falen as në xhami, sipas besimit që kanë.
Mua më kanë futur në izolim pasi pretendojnë se kam nxitur grevën e urisë te personat e tjerë, gjë që nuk është e vërtetë. Të dënuarve iu është bërë presion, personat e dobët shahen, dhe çfarë nuk iu bëjnë. Këtu nuk ka asnjë ligj, ky është antishqiptar. I bëj thirrje Edi Ramës, unë kam ardhur vetëm me urdhër politik këtu, Edi Rama kërkon revolt të dhunshme, dhe unë i them se nëse kjo ndodh, kur të plasë kallashi do të jetë vonë.
Edi Rama të shikojë situatën mirë, se jemi këtu nga halli, njerëzve spo iu mban më shpirti, rrimë pa bukë nuk na pyet njeri. Boll e kemi duruar Edi Ramën, se kur e sheh luanin nga larg e sheh të duket si mizë, ama kur i afrohesh e kupton në të vërtetë madhësinë e tij”, u shpreh Arbjon Aliko.
Discussion about this post