Kësaj here videomesazhi për ndihmë në emisionin “Mendo për mua” në Fax News vjen nga familja Selimaj në Berat. Kryefamiljari është vetëm 37 vjeç dhe kërkon një strehë për gruan dhe djalin e tij 8 vjeç.
“Jam Aurel Selimaj, 37 vjeç nga Berati, jam rritur këtu, jam i martuar, kam një çun 8 vjec, prindërit më kanë ndërruar jetë, nusen e kam nga Kosova, ju lutem me një shtëpi më ndihmoni”-tha i riu në videomesazh.
Stafi i emisionit udhëtoi drejt qytetit të “1001 dritareve” menjëherë pasi mësuan për gjendjen e mjerueshme të Aurelit dhe familjes së tij të vogël. Më nje biçikletë të vjetër kishte dalë të priste në qendër të Beratit e më pas përmes një rrugice të ngushtë drejtoi moderatoren Aida Shtino drejt banesës së tij, e cila zor se mund të quhet e tillë.
Një pjesë e mirë e shtëpisë kishte marrë pamje të errët pasi ishte shkrumbuar, dritaret me plastmasë dhe prej 2 vitesh 3 anëtarët e kësaj familjeje jetonin pa energji elektrike. Brenda shtëpisë po priste bashkëshortja e Aurelit dhe vogëlushi 8 vjeçar Arlindi i cili tha se ëndrra e tij më e madhe është të ketë një shtëpi të bukur, me të gjitha orenditë.
“Dua një shtëpi, me dhomë, kuzhinë, të gjitha kushtet, një oborr të madh. Do bëhem inxhiner që sa herë të shoh njerëz që jetojnë në këto kushte, t’ua ndërtoj me shumë kate. Me ashensorë që të ngjiten lart”-tha Arlindi.
Të gjithë ju që dëshironi të ndihmoni familjen Selimaj na kontaktoni në:
Instagram: mendo.permua
Facebook: Mendo per mua
Mob: 069 45 45 454
Email: [email protected]
Te dhënat bankare:
Credins bank, Rruga “Vaso Pasha’, Nr.8, Tiranë
Swift code: CDISALTR
Iban: Në Lekë (AL72 2121 1009 0000 0000 0147 5204)
Në Euro (AL62 2121 1009 0000 0000 0176 9876)
Paypal: [email protected]
(E.D/faxweb.al)