14:50 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Kur u zgjova mendova se kisha pësuar aksident”

12:44 | 23/10/2019
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kur u zgjova mendova se kisha pësuar aksident”

Një vajzë e cila u dhunua barbarisht nga ish-i dashuri i saj xheloz, kur rifitoi ndjenjat mendoi se kishte pësuar aksident. Britney Bashforth luftoi me vdekjen për 4 javë në koma në spital, pasi u sulmua barbarisht në shtëpinë e saj në Sheffield, nga Shaka Williams.

Përpara se ish-i dashuri i 23-vjeçares të dënohej, në gjykatë u zbulua se e reja mbante mend vetëm që ishte zgjuar me shumë dhimbje, duke pyetur se çfarë i kishte ndodhur. “Mendimi i saj i parë ishte që kishte bërë aksident me makinë, aq të rënda ishin plagët e saj”.

Si pasojë e dhunës barbare, 23-vjeçarja thuajse nuk njihej, ndërsa kishte gjakderdhje të brendshme, nofull të thyer, fraktura në fytyrë dhe një mëlçi të dëmtuar.

Nënë e një fëmije, në një deklaratë Britney tha: “Shaka Williams gati sa nuk më vrau, jam me fat që jam gjallë. Kam jetuar në këtë lidhje të dhunshme për 2 vjet dhe sulmi i fundit i Shakas ishte më i tmerrshmi”.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “The Sun“, ngjarja në fjalë ndodhi në Prill. 23-vjeçarja kishte pasur njerëz të ftuar për darkë, përpara se të shkonte për të fjetur. Williams shkoi në shtëpinë e saj në 3 të natës. Ata nisën të debatonin fillimisht për një paketë cigaresh që ai kishte gjetur në shtëpi, më pas ai nisi ta godiste.

Britney u gjet pa ndjenja dhe e shpërfytyruar nga një i afërm. Gjykata e shpalli Williams fajtor dhe u dënua me 9 vjet e 10 muaj burg. /tvklan.al

Pas

EMRI/ Ishte në arrati prej dy vitesh, arrestohet trafikanti 30-vjeçar shqiptar

Para

Nëse jeni helmuar nga ushqimi, ja si ta merrni veten në kushtet e shtëpisë

Para
Nëse jeni helmuar nga ushqimi, ja si ta merrni veten në kushtet e shtëpisë

Nëse jeni helmuar nga ushqimi, ja si ta merrni veten në kushtet e shtëpisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nënë e bijë u gjetën të pajeta në park, çfarë rezultoi nga autopsia e gruas? Foshnja 6-muajshe dyshohet se është mbytur, gjendet fustani i saj! Pistat e hetimit

Rama kritikon kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve për rritje pagash: Një praktikë unikale dhe e papranueshme

Numërohen 40 kuti të Qarkut Dibër, si ndryshon rezultati i kandidatëve të PD

Tronditet Tajvani, tërmeti me magnitudë 6.4 ballë godet bregun lindor të vendit

Ndodhej me një grup turistësh për të vizituar Butrintin Antik, ndërron jetë shtetasi i huaj

Goditi disa herë me thikë një shtetas, 26-vjeçari ekstradohet nga Greqia

Los Anxhelos në shtetrrethim, kryebashkiakja cakton orë policore për banorët. Reagon Trump: Qytetin do ta bëjmë sërish të sigurt

Dosja “Sterilizimi”/ Shtyhet shpallja e pretencës, mungojnë avokatët e të pandehurve

Mbahet Konferencë e OKB-së në Nicë të Francës! Si të mbrojmë Oqeanet?

Kanadezi fiton lotarinë katër herë, arkëton më shumë se 2.5 milionë dollarë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.