Urimeve të shumta për këtë fundvit i është bashkuar edhe zonja e parë Odeta Nishani. në mbyllje të vitit ndoshta të fundit në këtë status, për shkak të zgjedhjeve presidenciale vitin e ardhshëm.
Duke postuar në FB një foto të familjes së bashku me Presidentin Nishani dhe dy fëmijët, Zonja e Parë ka uruar për një mbrëmje të bukur gjithë shqiptarët.
Mesazhi
Të dashur miq, kudo që ndodheni, në emër të familjes time, ju uroj një mbrëmje të bukur sonte në natën e ndërrimit të viteve! Gëzuar 2017. (E.K/SHUPLAKA)