Pas akuzës së publikuar nga ish kryeministri Berisha se një 27 vjeçar kishte vrarë veten si pasojë e presionit të bërë nga deputeti i PS në qarkun e Lezhës, Eduard Ndrecës, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social, ai është shprehur se Kastrioti kishte vdekur për shkak të një ataku kardiak dhe vdekja e tij nuk kishte të bënte aspak me atë çfarë është thënë nga Berisha.
“Me ka dhemb shpirti per Kastriotin sikur ta kisha vlla. E kisha ne krah dhe mirenjohje atij e familjes tij per mbeshtetjen qe me kane dhene. Kastrioti vdiq nga nje infarkt dhe nuk ka vra veten, sepse e donte shume jeten dhe ishte shume i gezuar per fitoren e perbashket qe arritem” ka shkruar Ndreca.
Postimi i Plotë
“Kur vdekja merr djem te tille si Kastriot Luka e te le ty gjalle o Sali, na ikin dhe fjalet.
Me ka dhemb shpirti per Kastriotin sikur ta kisha vlla. E kisha ne krah dhe mirenjohje atij e familjes tij per mbeshtetjen qe me kane dhene. Kastrioti vdiq nga nje infarkt dhe nuk ka vra veten, sepse e donte shume jeten dhe ishte shume i gezuar per fitoren e perbashket qe arritem.
Sali, une Njesine Ungrej e kam fituar ne 2017, ne 2019. E fitova dhe ne 2021 por votat e shumta te pavlefshme ju favorizuan ju e ca hiena qe si vlejne asaj zone. Fshatin tim te lindjen, Kalivaçin, e kam fituar. Mirnjohje gjithe zones time per mbeshtetjen qe me kane bere e sebashku me gjithe banoret e asaj zone do te mund e do te mund serish. Hienat tua atje nuk mund ta marrin peng zonen. Ti vazhdo e shkruaj.
Duhet te kujtoj ty Sali se struktura e biznesmen tuajt vershuan ne zone e bene ate qe ti me akuzon mua sot, se beme as une as Kastrioti i ndjere.
Me vjen keq per ata qe ishin ne mortin e Kastriotit e marrin guxim te shkruajne keshtu. E kuptoj se nuk kane moral personal e as familjar. Zoti i gjykofte.
Sali do te fitoj serish, uroj te jesh gjalle e te shkruash perseri. Kjo te ka mbet, ste ve faj.”
Duhet përmendur se Eduard Ndreca ka postuar saktësisht 6 ditë më parë edhe një foto të të ndjerit, me një dedikim ku shprehte keqardhjen për vdekjen e tij.