Policia e Lezhës ka vënë në pranga Jurgen Sokolin pasi gjatë ushtrimit të kontrrollit të mjetit të tij i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 140 gramë lëndë narkotike, dyshuar e llojit kokainë.
Gjatë ushtrimit të kontrollit të automjetit e tij tip “Land Rover”, 22-vjecarit i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike, një peshore elektronike, një telefon celular dhe automjeti i tij.
Ndalimi i tij u bë pranë një karburanti në aksin Laç-Kurbin në kuadër të operacionit “Parkimi”.
Materialet i proceduriale i kaluan Prokurorisë Kurbin për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi i cili akuzohet për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.
(S.M/Faxweb.al)