Kreshnik Tusha 21-vjeç nga Kurbini ka mbetur i plagosur në ngjarjen e pak ditëve më parë ku mbetën të vdekur dy persona, biznesmenët, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, ndërkohë Fax News ka mësuar detaje të reja.
21 vjeçari mësohet se 7 muaj më parë ka qëlluar më armë në drejtim të banesës së viktimës Lika në Laç, ndërsa babai i Kreshnikut e kishte denoncuar rastin e të birit ku mendohet se i është trembur hakmarrjes, rast për të cilin i riu bëri 6 muaj burg.
Mësohet se Tusha vetëm 3 ditë para se u bë atentati pranë një hoteli në Kurbin kishte dalë nga burgu për shkak të ngjarjes së disa muajve më parë.
Shtëpia në pronësi të Bujar Likës momentalisht është e boshatisur, ndërsa nuk dihet saktësisht nëse në momentin kur Tusha ka qëlluar në drejtim të saj ka pasur njerëz brenda. Burime bëjnë me dije se të nesërmen e atentatit ndaj biznesmenëve në shtëpinë e Tushës janë gjetur disa gëzhoja.
Të fdhënat e nxjerra deri më tani nga dëshmitë por edhe nga puna e grupit hetimor, provojnë se Tusha është plagosur në afërsi të banesës së tij, dhe se nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, por akoma nuk ka një version zyrtar nëse ai është i përfshirë në këtë ngjarje apo jo.
Si autor krtyesor për atentatin ndaj Likës dhe Gjergjit është arrestuar ditën e djeshme Eduart Lamaj ndërsa janë shpallur në kërkim tre persona të tjerë, njëri prej të cilëve me rekorde kriminale (lexo lajmin)
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post