Rreth 50 klandestinë kurdë dhe irakenë gjenden në Novoselë të Vlorës, ndërsa shprehen se kanë 2 ditë që kanë hyrë në territorin shqiptar.
Dyshimet janë se emigrantët kërkojnë që të përdorin Shqipërinë si urë lidhëse, dhe më pas të shkojnë drejt vendeve të BE-së.
Në një komunikim që kanë pasur me gazetaren e Fax News në Vlorë, Afrovita Hysaj, klandestinët shprehen se kanë rreth dy muaj që udhëtojnë, pasi kanë braktisur shtëpitë e tyre në Irak dhe në Kurdistan.
“E lamë vendin tonë për shkak të luftës dhe varfërisë. Duam një jetë më të mirë. Kemi 2 muaj që udhëtojmë me këmbë. 2 dite kemi në Shqipëri. Rruga ka qenë e veshtire, kemi fëmijë dhe gra me vete. Flemë rrugeve, pa bukë”, shprehet ata.
Ndërkohë që rasti ka vendosur në alarm dhe policinë e Vlorës, e cila i ka shoqëruar të gjithë emigrantët për në komisariat, ku dhe do të kryhen procedurat përkatëse.
Nuk dihet nëse klandestitët do të kthehen në vendet e origjinës, sa kohë që e kanë kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.