Ish kryeministri, Sali Berisha mbajti fjalën e tij në kuvend pas përpalsjes verbale me kryeministrin Edi Rama. Berisha tha se gjendja e Ramës ishte shkaktuar nga protesta e 7 korrikut e mbajtur para kryeministrisë.
Më tej ai theksoi se ishte Rama ai që i mbushi mendjen ish presidentint të Kosovës, Hashim Thaçi që të konsideronte ndarjen e kufijve të Kosovës.
Sali Berisha: Së pari dua të theksoj se kur djemtë e Kosovës derdhnin gjakun, kur Adem Jashari luftonte, parafolësi i shndërruar në një pacient të pamjekuar, shiste ikona të vjedhura dhe spiunonte emigrantë në Paris. Këtë e ka thënë vetë Fatos Nano.
Sa i përket arrestimit të Hashim Thaçit dua t’ju them të vërtetën. Në procesin e arrestimit të Thaçit qëndroi një trinom, Kremlin, Beograd, Tiranë. Ky e mori Hashim Thacin dhe i sugjeroi të shtrëngonte duart me Putinin dhe të ndryshonte kufijtë. Edi Rama dhe Baton Haxhiu janë dy promotorët e arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës.
Ky është një aspekt, tjetër gjë është 7 korriku. Kurrë nuk e keni parë të shpërfytyruar siç doli kësaj here.