03:19 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kurrësesi të vijojmë me rreziqe të tilla”, Miratohet heqja e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve në Tiranë

18:55 | 16/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kurrësesi të vijojmë me rreziqe të tilla”, Miratohet heqja e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve në Tiranë

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Tiranë, është diskutuar edhe për depozitat e ujit në pallatet në kryeqytet ku Erion Veliaj njoftoi edhe planin e masave ndaj tyre.

Kryebashkiaku tha se për shkak të konstruksionit mbajtës të tarracave, që lidhet drejtpërdrejtë me sigurinë e jetës dhe shëndetit të banorëve që jetojnë në këto objekte, Këshilli Bashkiak i Tiranës duhet të miratijë heqjen e të gjithë depozitave të ujit nga tarracat.

Përpra se kjo nismë të votohej, Veliaj argumentoi se ato shkaktojnë një peshë të jashtëzakonshme mbi tarraca që është në mënyrë konstante rrezik për jetën.

“Ju propozojmë një vendim të Këshillit Bashkiak, ku Bashkia emeton për të gjithë administratorët e pallateve dhe banorët e Tiranës një udhëzim për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat. Një peshë e jashtëzakonshme mbi tarraca që është në mënyrë konstante rrezik për jetën, ka vazhduar për shumë gjatë në qytetin tonë, dhe nuk duam të jemi ata që nuk mësojmë nga historia, ne duhet të jemi ata që mësojnë nga historia. Lipset të bëjmë disa gjëra me këtë vendim të KB: 

Së pari, marrim vendim për të hequr të gjitha depozitat e ujit nga tarracat, jo për t’i lënë pa alternativë, por që në bashkëpunim me administratorët e pallateve të kenë mundësi që, si pallatet e reja, në hapësirën e përbashkët në katin e parë ose në një nga vendet e parkimit, të instalojnë një depozitë të përbashkët per të gjithë banorët; pra, jo secili të vetën”, tha Veliaj.

Më tej kryebashkiaku sqaroi se vendosja e depozitave do të lejohet vetëm në rastet kur pas raportit që do të përgatitet me inxhinierë konstruktorë të licencuar, dhe që do të miratohet nga shumica e asamblesë së bashkëpronarëve.

Veliaj tha se do të bëhej një përshpejtim në dhënien e lejeve për asambletë e lagjeve që vendosin për krijimin e depozitave të përbashkëta përdhese ndërsa shtoi se nuk do të lejohen më rreziqe të tilla

“Ne do të lejojmë depozita në tarracë vetëm nëse inxhinierët konstruktorë të liçencuar i japin aprovim administratorit të pallatit se tarraca e tyre është mjaftueshëm e fortë për të mbajtur atë peshë. Improvizime të tjera nuk do kemi. Kjo është edhe arsyeja pse do i kërkojmë çdo asambleje të pallatit që me administratorin e tyre të bëjë këtë verifikim, do i japim një leje të përshpejtuar kujtdo që do të bëjë depozitë të përbashkët të pallatit në katin përdhes ose në lulishten apo brezin që ka pallati rreth e qark, por kurrsesi nuk do vazhdojmë me këto rreziqe. 

Ka shumë qytetarë në Tiranë që më thonë: Po nuk jemi ne aq keq sa Laçi e Shijaku, ngaqë kishin parë skenat e kryeministrit që vizitonte disa nga këto ndërtime të tmerrshme. Do e marrim tani këtë vendim, që me shpresë VKB e Tiranës ta përsërisin edhe këto qytetet e tjera, se s’ka nevojë të degradojmë në atë fazë”, tha  Veliaj.

Këshilli Bashkiak miratoi mbrëmjen e sotme edhe listën e radhës për bonusin e qirasë për 606 familje të tjera, shtëpitë e të cilave janë bërë të pabanueshme për shkak të tërmeti‬.

“Më vjen mirë që deri sot kemi dhënë 1188 bonuse qiraje, pra qira të plota 100%. Kemi qenë me kryeministrin në disa prej tyre edhe vetëm ideja që janë tashmë në një shtëpi më të mirë, fakti që kanë lënë një pallat që është shpallur i pabanueshëm dhe për të kaluar në një pallat të ri, ku në një pjesë të madhe u kanë tepruar nga qiraja duke qenë se qiratë në Kinostudio, Kombinat janë modeste, janë tashmë më mirë edhe pse kjo është një zgjidhje afatshkurtër. Dhe besoj që zgjidhja afatgjatë i ndërtimit të lagjeve të reja sigurisht do të vijmë këtu me propozimet kur ti kemi dizenjot finale të atyre projekteve do të jetë një situatë akoma më e mirë. Por për ta mbyllur këtë projekt ashtu siç kemi premtuar para festave që ti gjejnë njerëzit e strehuar sot do të kalojmë edhe 606 bonuse qirash të tjera dhe në total do të shkojmë 1794”, tha kryebashkiaku gjatyë fjalës së tij.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: BONUSET E QERAVEdepozitatDEPOZITAT NE PALLATEErion Veliaj
Pas

FOTO/ Ariu që po çmend rrjetin, luan futboll për të mbajtur trupin në formë dhe merr në pjesë në festa

Para

Mustafa këmbëngul tek posti i presidentit: Duhet të ndahen pozitat, asnjë palë të mos dalë e superfuqishme

Para
Mustafa këmbëngul tek posti i presidentit: Duhet të ndahen pozitat, asnjë palë të mos dalë e superfuqishme

Mustafa këmbëngul tek posti i presidentit: Duhet të ndahen pozitat, asnjë palë të mos dalë e superfuqishme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.