01:36 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kurs i ashpër ndaj kërkesave për azil”/ Nga Migracioni, te ekonomia dhe politika e jashtme, Scholz – Merz debat televiziv para zgjedhkeve në Gjermani

08:48 | 10/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kurs i ashpër ndaj kërkesave për azil”/ Nga Migracioni, te ekonomia dhe politika e jashtme, Scholz – Merz debat televiziv para zgjedhkeve në Gjermani

Kandidati për kancelar i partisë kristiandemokrate Friedrich Merz u përball këtë të dielë në debatin televiziv elektoral me kancelarin socialdemokrat Olaf Scholz, i cili kandidon për një mandat të dytë.

Të dy politikanëtkristiandemokrati Friedrich Merz dhe kancelari aktual, socialdemokrati Olaf Scholz, shpalosën konceptet e programeve të partive të tyre duke u ndaluar në temat më të spikatura të fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 23 shkurt 2025: Migracioni, ekonomia, politikat fiskale, klima, reformat sociale, politika e jashtme.

Deklaratat përmbyllëse të debatit televiziv

Në mbyllje të debatit secili nga rivalët kishte të drejtën të shprehej me fjalinë përmbyllëse, që për Merz ishte deklarimi se: “Ne kemi një plan për këtë vend. Ne kemi shumë besim në kapacitetet e këtij vendi. Unë jam besimplotë që mund të drejtoj një qeveri të mirë dhe të suksesshme në Gjermani.

 

 

Ndërsa Scholz deklaroi: “Një qeveri, e cila kujdeset, që Gjermania të avancojë dhe të jetë e qendrueshme, mund të ketë vetëm me një votë për socialdemokratët.”

Ç‘mendon Merz për koalicionet e mundshme qeverisëse?

Merz shpreson, që kristiandemokratët/kristiansocialët do t’i fitojnë zgjedhjet parlamentare. Ai dëshiron të qeverisë me vetëm një partner koalicioni. AfD Merz e konsideron si një rrezik serioz për Gjermaninë. Mbështetja në elektorat për këtë parti është dyfishuar gjatë legjislaturës së fundit. Scholz është përpjekur të bëjë një politikë të majtë me partinë ekologjiste Të Gjelbrit, tha Merz. Për këtë politikë nuk ka më mazhorancë në Gjermani. Kushdo, që do të qeverisë me unionin konservator, duhet të spostohet drejt politikës së “qendrës”, veçanërisht sa u përket temave të migracionit dhe ekonomisë.

Çfarë qendrimi duhet mbajtur ndaj Trump-it? “Fjalë të qarta dhe bisedime miqësore”

Cila është strategjia e duhur në raport me presidentin e SHBA-së Donald Trump? Fjalë të qarta dhe bisedime miqësore, thotë Scholz. Kështu kam vepruar deri tani, vë në dukje ai dhe thekson, se është e rëndësishme, që të ruhen raportet transatlantike.

Merz thotë, se prej muajsh ka bërë thirrje, që duhet të jemi të përgatitur për presidentin Trump. Sa i përket grindjes për doganat, duhet të japim përgjigje të fortë dhe të negociojmë si të barabartë.

A duhet të pranohet Ukraina në NATO?

SHBA e refuzon këtë, thotë Scholz. E rëndësishme është të garantohet, që Ukraina të mos sulmohet sërish. Scholz theksoi, po ashtu se nuk i pëlqen kur i thuhet Ukrainës, se duhet të heqë dorë nga pjesë të territorit. Edhe Merz thotë, se aktualisht Ukraina nuk mund të hyjë në NATO. Ndërkohë Ukraina ka marrë statusin e vendit kandidat në BE. Edhe në BE ka detyrime solidariteti. Lufta duhet të marrë fund sa më shpejt, theksoi Merz.

Si e shohin dy rivalët Scholz dhe Merz problemin e dobësimit të ekonomisë në Gjermani?

Duke iu referuar gjendjes së dobësimit të ekonomisë Merz tërhoqi vëmendjen, se Gjermani ka hyrë në vitin e tretë të recesionit. Ka më shumë falimentime firmash dhe rritje të numrit të të papunëve. Ai akuzoi Scholz, se ka një percpetim të gabuar sa i përket emergjencës për zgjidhjen e problemeve.

Por Scholz thekson, se Gjermania ka një bazë të mirë për fuqizimin e ekonomisë: “Ne kemi bazën për t’u kujdesur për rritjen ekonomike.” Scholz theksoi gjithashtu, se nuk është ai përgjegjës për arsyet e dobësimit ekonomik, që ka të bëjë me luftën në Ukrainë. “Unë nuk e sulmova Ukrainën dhe unë nuk i ndërpreva furnizimet me gaz, ishte Putin që i bëri këto”, tha Scholz.

Merz kundërshtoi, se lufta ka prekur të gjithë Europën. “E përse vende të tjera janë sërish në kursin e rritjes ekonomike?”, pyeti ai.

“Sepse ne na u desh të luftojmë më shumë me çmimet e industrisë dhe të energjisë. Kjo ishte shumë më relevante për ekonominë tonë”, kundërshtoi Scholz.

Merz: Dëbimet në kufi janë mundshme

Merz thekson, se dëbimet në kufijtë e Gjermanisë për migrantët e paligjshëm janë të mundshme. “Ligji themelor ka ndryshuar në vitin 1993 dhe qysh atëherë kushdo që ka hyrë më në Gjermani në kufijtë tokësorë nuk ka mundur të aplikojë për azil, edhe nëse e ka kërkuar këtë”, tha Merz. Edhe vende të tjera europiane – si Franca, Danimarka, Suedia – nuk i pranojnë njerëzit në kufi. “E përse tek ne nuk mund të funksionojë kjo?”, pyeti kandidati për kancelar i CDU-së, Merz.

Scholz për “kurs të ashpër dhe restriktiv” në politikën e azilit

Scholz u shpreh për një “kurs të ashpër dhe rerstriktiv” në politikën e azilit. Ndërkohë është kuota më e ulët e kërkesave për azil që nga viti 2016. Ky kurs i kthimeve dhe mbajtjes në izolim deri në momentin e kthimit për ata që nuk fitojnë të drejtën e azilit do të vazhdojë.

Atmosfera mes dy rivalëve gjatë debatit televiziv

Të dy rivalët në debatin e parë televiziv ishin të papajtueshëm në qendrimet e tyre. Scholz mbajti qendrim sulmues ndaj rivalit, por gjatë gjithë kohës ruajti qetësinë duke iu përmbajtur argumentave të tij. Merz reagonte dukshëm i qetë ndaj sulmeve të kancelarit. Ai disa herë iu drejtua Scholzit duke i shtruar pyetje direkte. Pavarësisht ashpërsisë në duel që në fillim pati edhe tone pajtuese. Merz tha, se nuk ia ka marrë për keq Scholz-it, që në fillim të fushatës elektorale e pati quajtur një herë “Fritze Merz”.

Debati elektoral midis dy rivalëve kryesorë moderuar në televizionin publik ARD nga moderatoret e njohura Maybrit Illner dhe Sandra Maischberger zgjati 90 minuta. Secili nga rivalët pati të njëjtën hapësirë kohore, për këtë u kujdes regjia. Ky debat televiziv shënon edhe hapjen e fazës përmbyllëse të fushatës elektorale, gjatë së cilës deri tani në sondazhe kandidati i CDU-së për kancelar Merz kryeson me 29 deri në 34 përqind, ndërsa Scholz renditet në vend të tretë me 15 deri në 18 përqind pas AfD-së.

Në sallën, ku u zhvillua debati televiziv dy rivalëve iu lejua të kishin vetëm një laps dhe bllok shënimesh. Nuk kishte spektatorë në sallë. Gjatë dy javëve deri më 23 shkurt Merz dhe Scholz do të përballen në raunde të ndryshme televizive. Por të dielën e ardhshme më 16 shkurt Scholz dhe Merz do të marrin pjesë në një format, që është risi në këtë fushatë, një raund televiziv, ku do të jenë pjesëmarrës edhe dy kandidatët e partive të tjera ekologjisti Robert Habeck dhe kryetarja e AfD-së, Alice Weidel./DW

Etiketa: Scholz
Pas

Trump paralajmëron shpalljen e një sërë tarifave të reja tregtare, preket më shumë Kanadaja

Para

Pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge/ Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 60-vjeçari në Vlorë, pritet ekstradimi drejt Italisë

Para
Pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge/ Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 60-vjeçari në Vlorë, pritet ekstradimi drejt Italisë

Pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge/ Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 60-vjeçari në Vlorë, pritet ekstradimi drejt Italisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.